Prokurorët e SPAK kanë nisur të tërheqin të gjitha dokumentet zyrtare dhe të dhënat që kanë të bëjnë me koncensionin e sterilizimit dhe të chekup në spitalet e vendit.
Top Channel raporton, se deri më tani, janë katër spitale që nuk i kanë kthyer përgjigje SPAK dhe nuk kanë dorëzuar dokumentet e kërkuara për shërbimet e kryera apo për pagesat e bëra për koncesionarët.
Burime nga grupi hetimor thanë se spitaleve u është lënë afat për dorëzimin e të dhënave zyrtare deri në fund të kësaj jave.
Por nëse kjo nuk ndodh, personat përgjegjës do të përballen me drejtësinë për pengimin e veprimeve hetimore./tch


