Në Gjenevë të Zvicrës kanë nisur bisedimet në lidhje me planin e paqes të propozuar nga SHBA-tplanin e paqes të propozuar nga SHBA-të për luftën në Ukrainë.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky deklaroi të dielën se forcat ukrainase, amerikane dhe europiane po mbajnë kontakte të ngushta gjatë bisedimeve në Gjenevë, dhe shpreson që ato të sjellin një rezultat konkret.
Ai theksoi se “gjakderdhja duhet të ndalet” dhe se është thelbësore të garantohet që lufta të mos rifillojë më.
“Pres me vëmendje rezultatet e bisedimeve të sotme dhe shpresoj që të gjithë pjesëmarrësit të jenë konstruktivë. Të gjithë kemi nevojë për një përfundim pozitiv”, shkroi Zelensky në platformën X.


