Është hedhur sot shorti për nisjen e procesit të “Vettingut” në organin e akuzës së Tiranës. Mësohet se në “sitë” do të jenë prokurorët që garojnë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Gjithashtu po shqyrtohen me vëmendje të veçantë dosjet e prokurores së çështjes “CEZ” Antoneta Sevdari dhe prokurotit Dritan Rreshka.

Njëkohësisht në kontroll do të jenë edhe dosjet e Adriatik Camës i cili ka përfaqësuar akuzën në gjykimin ndaj ish-deputetit Mark Frroku, i cili akuzohet për kryerjen e një vrasjeje në Belgjikë. Prokuroria e ka ankimuar vendimin për pafajësinë e Frrokut të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë.
Në filtër do të kalojnë edhe dosjet e prokurorit Shpëtim Kurti, ish-drejtues i Prokurorisë së Tiranës.


