Pas vlerësimit të dëmeve të një pjese të mirë të objekteve që u dëmtuan nga tërmeti i 26 Nëntorit ka nisur puna për rindërtimin e tyre. Kryeministri Edi Rama bashkë me ministrin Fuqiplotë Bledi Çuçi kanë inspektuar mëngjesin e sotëm punimet në qytetin bregdetar në Durrës.
Rama bisedoi dhe me inxhinieret që kanë marrë përsipër riparimin e pallatit si dhe grupet e punës në terren.
“Nisin punimet për objektet e dëmtuara nga tërmeti.
Ndërkaq, puna vijon edhe për ndërtimin e zonave të reja të banimit si edhe për shtëpi më të mira në fshat”, shkruan Rama.


