• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NIS REGJISTRIMI NË UNIVERSITETE/ Raundi i parë deri në datën 11 shtator
Home
Sociale

NIS REGJISTRIMI NË UNIVERSITETE/ Raundi i parë deri në datën 11 shtator

29 August, 2023 s.autor Aktualitet, Sociale

Studentët e ardhshëm i janë drejtuar fakulteteve ku janë shpallur fitues për të kryer regjistrimin ndërsa raundi i parë do të zgjasë deri më 11 shtator dhe është i organizuar në 7 faza.

Renditja pasqyrohet online në portalin U-Albania. Nëse dega rezulton me ngjyrë jeshile, afati i regjistrimit është 48 orë, në të kundërt vendi fitues i kalon maturantit tjetër në listën pritëse.

Ndërkohë, ngjyra e verdhë nënkupton se gjithashtu jeni fitues, por duhet të prisni përfundimin e fazës për t’u regjistruar.

Edhe pse ka një rënie të ndjeshme thuajse trefishore në aplikimet për “Mjekësinë  e Përgjithëshme” krahasuar me një vit më parë, sërish interesi mbetet i lartë.

Mjekët e ardhshëm do të jenë të detyruar me ligj që të punojnë 5 vite në Shqipëri pas përfundimit të studimeve.

NXENES DHE PRINDER

1- “Përderisa kam ardhur të regjistrohem, i kam pranuar kushtet. Nuk kam ndërmend të largohem nga vendi pranaj më leverdisin kushtet.”

2- “Nuk ka asnjë arsye pse të mos punoj në vendin tim, nuk kam asnjë problem me ligjin por shokët e mi që duan të specializohen jashtë e  shohin si pengesë.”

3- “Asnjë prind nuk do që ti iki fëmija larg prandaj jam dakort që të punojë vajza në Shqipëri pasi të mbarojë shkollën, edhe rrogat po rriten.”

Por ka edhe mendime ndryshe.

 “Unë nuk jam fare dakort me ligjin, por kam shpresë se do të bojkotohet viti akademik dhe do të ketë ndryshime.”

Risi këtë vit, për maturantët që preferuan “Mjekësinë e Përgjithëshme” nuk ishte vetëm ligji por edhe testimi i informatizuar.

Disa nga nxënësit që arritën rezultatet më të mira në këtë provim, u pritën në një takim nga ministrja e arsimit dhe sportit, ku sugjeruan edhe disa ndryshime për vitet e ardhshme.

NXENES

1-  “Provimi duhet të ketë një përqindje të barabartë me mesataren, të shkojë në 50%.”

2- “Do të ishte e padrejtë që ti lihej shumë peshë vetëm një provimi, 70 me 30 mendoj se është më mirë.”

3- “Unë personalisht nuk bie dakort me ligjin plotësisht por nga ana tjetër nuk dua të heq dorë nga ëndrra ime. Mendoj se kohëzgjatja është mirë të shkurtohet.”

Ministrja Evis Kushi nuk e përjashtoi mundësinë që provimi i informatizuar të integrohet edhe në fakultete të tjera.

EVIS KUSHI

MINISTRE E ARSIMIT DHE SPORTIT

 “Duke u bazuar në mendimet tuaja por edhe të ekspertëve duam të reflektojmë në mënyrë që ta përmirësojmë këtë proces dhe pse jo, ta shtrijmë këtë metodë edhe për programe të tjera studimi apo edhe për provimet e maturës.”

Nga 1813 aplikime, testimin e informatizuar për “Mjekësinë e Përgjithëshme” e zhvilluan 1022 nxënës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SUPER HËNA BLU DO NDRIÇOJË QIELLIN/ Fenomeni që ndodh një herë në dekadë
Previous article SHOKUESE/ Shqiptari përdhunon 21-vjeçaren, e filmon gjatë aktit dhe e kërcënon me publikimin e pamjeve

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi! Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi!

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete Aktualitet

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT