• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NIS PROCESI I VOTIMIT/ Bota sytë drejt Italisë për ngjitjen në pushtet të ekstremit të djathtë
Home
Nderkombetare

NIS PROCESI I VOTIMIT/ Bota sytë drejt Italisë për ngjitjen në pushtet të ekstremit të djathtë

25 September, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Italia voton sot për të zgjedhur qeverinë e re në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.

Sytë e botës, jo vetëm të vendeve evropiane, janë përqendruar te rezultati i këtyre zgjedhjeve, të cilat zhvillohen në mes të një krize ndërkombëtare të paprecedentë.

Në orën 07:00 qendrat e votimit u hapën rregullisht në mbi 61,000 zona zgjedhore të shpërndara në të gjithë Italinë dhe do të mbyllen në orën 23:00.

Janë pothuajse 51 milionë qytetarë që do të votojnë, 46 milionë në Itali dhe më shumë se 4 milionë jashtë vendit.

Heshtja zgjedhore

Pas një fushate të shkurtër (por intensive) zgjedhore, të zhvilluar për herë të parë në verë, gjithçka u ndal në ditën tradicionale të heshtjes elektorale në të cilën, pas disa tubimeve në rrugë dhe në TV dhe polemikave në mediat sociale, qytetarët kanë mundur të ndalojnë për disa orë dhe të zgjedhin preferencën për t’u shprehur në qendrat e votimit.

Asnjë ndërhyrje publike, siç e kërkon ligji.

Çfarë thonë sondazhet?

Nëse ato janë të sakta, italianët do të zgjedhin qeverinë më të djathtë të vendit të tyre që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Në krye të koalicionit që duket se do të sigurojë shumicën e vendeve në parlamentin italian është Giorgia Meloni, liderja e partisë “Fratelli d’Italia”, Vëllezërit e Italisë, e cila kryeson sondazhet me 36.5% të votave.

Nëse koalicioni i saj arrin të fitojë, ajo gjithashtu do të bëjë histori duke u bërë kryeministrja e parë grua e Italisë. Meloni, 45 vjeç, u rrit në një lagje të klasës punëtore në Romë, e cila njihet më shumë për kultivimin e aktivistëve të majtë sesa për prodhimin e politikanëve të zjarrtë të ekstremit të djathtë.

Partia e saj i ka rrënjët në lëvizjen neofashiste që doli nga rrënojat e Luftës së Dytë Botërore. Simbolet janë një tregues që faktojnë lidhjen e partisë me të kaluarën. Flamuri i partisë përmban një flakë trengjyrëshe që simbolizonte fashizmit në fillim të shekullit të 20-të.

Evropa është e shqetësuar

Në të njëjtën kohë, shqetësimi për perspektivën e një koalicioni qeveritar të ekstremit të djathtë që të marrë pushtetin në Itali mbizotëron në Bruksel.

Koalicioni Vëllezërit e Italisë (Fratelli d’Italia) me Giorgia Meloni, Lidhja e Veriut e Matteo Salvinit dhe Forza Italia e Silvio Berlusconi po dërgon mesazhe kontradiktore, të cilat shqetësojnë BE- në dhe NATO -n. Nga njëra anë, Georgia Meloni paraqitet si proatlantike, ndërsa nga ana tjetër Salvini dhe Berlusconi paraqiten si mjaft tolerantë ndaj presidentit rus Vladimir Putin

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KTHJELLIME DHE VRANËSIRA/ Çfarë surprizash na sjell moti këtë ditë të diel
Previous article AKSIDENT I FRIKSHËM/ Makina përplaset me motorin në mesnatë, humb jetën biznesmeni grek

s.autor

Postime të ngjashme

PËRSHKALLOZOHET LUFTA TREGTARE/ Trump kërcënon të ndalojë shitjen e avionëve ‘Bombardier’ nëse s’prodhohen në SHBA, Kanadaja vendos tarifa 20 mld USD Botë

PËRSHKALLOZOHET LUFTA TREGTARE/ Trump kërcënon të ndalojë shitjen e avionëve ‘Bombardier’ nëse s’prodhohen në SHBA, Kanadaja vendos tarifa 20 mld USD

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKARINË DHE LINDJEN E MESME/ Trump bisedë telefonike me kryeministrin britanik Botë

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKARINË DHE LINDJEN E MESME/ Trump bisedë telefonike me kryeministrin britanik

MERZ I TRONDITUR PAS REZULTATIT ZGJEDHOR: Diçka ka ndryshuar në Gjermani Botë

MERZ I TRONDITUR PAS REZULTATIT ZGJEDHOR: Diçka ka ndryshuar në Gjermani

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT