• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NIS NDËRTIMI I PORTIT TURISTIK TË VLORËS/ ‘Vlora Marina’ projekti më i rëndësishëm për turizmin detar në vend
Home
Sociale

NIS NDËRTIMI I PORTIT TURISTIK TË VLORËS/ ‘Vlora Marina’ projekti më i rëndësishëm për turizmin detar në vend

29 December, 2022 s.autor Aktualitet, Sociale

Prej pak kohësh ka nisur ndërtimi i portit turistik të Vlorës që parashikon transformimin e hapësirës ku ndodhej porti i vjetër industrial në portin më të madh turistik në vend. Demontimi i strukturës së vjetruar dhe jashtë funksionit të portit të vjetër të mallrave është drejt përfundimit dhe tashmë ekipet e inxhinierëve dhe punëtorëve po përgatiten për fillimin e hedhjes së “themeleve” të marinës më të madhe në vend dhe një ndër më modernet në detin Adriatik dhe detin Jon.

Vlora Marina do të ketë 438 vende dhe është e kategorisë Superiore që plotëson të gjitha kërkesat dhe standardet maksimale për ankorimin e jahteve dhe mega-jahteve. Për zhvillimin e këtij projekti janë bërë bashkë XDGA – Xaveer De Geyter Architects – Bruksel, një ndër studiot arkitekturore më prestigjioze Evropiane me eksperiencë në fushat  urbanistikës dhe inxhinierisë civile, Arti Proje ltd – Londër, projektues me eksperiencë në realizimin e disa prej marinave më të rëndësishme të Mesdheut.

Projekti për ndërtimin e marinës më të madhe në vend do të kushtojë rreth 45 milion euro. Punimet e plota për ndërtimin e marinës në Vlorë parashikohen që të përfundojnë në vitin 2025 por ajo do të jetë e përdorshme pjesërisht edhe më parë. Të gjitha kostot e këtij projekti do të mbulohen nga kompania koncesionare dhe 30 vite pas përfundimit të ndërtimit porti turistik i kalon shtetit shqiptar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Me fillimin e punimeve për portin turistik qytetit të Vlorës i krijohen shumë mundësi të reja për zhvillimin e turizmit duke u kthyer në një portë detare e barabartë me qytetet e tjera në detin Mesdhe. Vetë Vlora është qyteti kryesor i turizmit detar në vend por tashmë merr edhe një pozicion strategjik në korridoret e pushuesve që zgjedhin lundrimin nëpërmjet detit.

 

 

Operatorët turistik në vend do të përfitojnë një rritje të volumit nga ekonomia blu që do të krijojë Marina Vlorë. Ndërkohë një ndikim të drejtpërdrejtë pozitiv në ekonomitë e qytetarëve të Vlorës do të vijë nga punësimi gjatë fazës së ndërtimit. Ndërkohë, gjatë fazës së operimit do të krijohen vende të reja pune por edhe profesione të reja teknike që nevojiten për mbarëvajtjen e portit turistik dhe ofrimit të shërbimeve për jahtet dhe mega-jahtet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZHDUKJA MISTERIOZE/ Gazetarja: Një skenar i përgatitur. Martinaj është gjallë, punë ditësh do zbardhet çështja e tij
Previous article RRITJA E INFEKTIMEVE ME COVID-19/ Britania paralajmëron mbylljen e kufijve me Kinën! Sekretari i Mbrojtjes: Vendimi do merret kur...

s.autor

Postime të ngjashme

AKUZAT PËR PUNËSIMIN E NJË TË MITURI/ Reagon Gjergj Luca: Më mbrojnë puna, investimet dhe transparenca Aktualitet

AKUZAT PËR PUNËSIMIN E NJË TË MITURI/ Reagon Gjergj Luca: Më mbrojnë puna, investimet dhe transparenca

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Mijëra protestues nisin marshimit në rrugët e Tiranës Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Mijëra protestues nisin marshimit në rrugët e Tiranës

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Gazeta italiane: Po shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Gazeta italiane: Po shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT