• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Nis “lufta”, SHBA vendos 34 miliardë dollarë tarifa ndaj importeve kineze
Home
Nderkombetare

Nis “lufta”, SHBA vendos 34 miliardë dollarë tarifa ndaj importeve kineze

6 July, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Shtetet e Bashkuara ecën përpara në planet e tyre për vendosjen e tarifave ndaj importeve kineze të premten dhe Pekini tha se do të detyrohet të kundërshtojë. Reagimet vijnë teksa shtohen mosmarrëveshjet midis dy ekonomive më të mëdha të botës, ndërsa presidenti Donald Trump thotë se është i përgatitur të përshkallëzohet.

Uashingtoni thotë se rriti tarifat me 34 miliardë dollarë ndaj importeve kineze, një hap i parë që mund të pasohet me një seri tarifash përshpejtuese.

Ministria e Tregtisë e Kinës tha se do të ishte “e detyruar të bënte një kundërsulm të domosdoshëm.”

Ministria nuk dha detaje të menjëhershme, por Pekini më parë publikoi një listë të mallrave amerikane, duke përfshirë sojën, makinat elektrike dhe uiski, që mund t’i nënshtroheshin tarifave.

Trump diskutoi të enjten me gazetarët luftën tregtare, gjatë fluturimit për në Montana. Presidenti tha se tarifat e SHBA për një shtesë 16 miliard $ në mallra kineze do të hyjnë në fuqi në dy javë.

Pas kësaj, armiqësitë mund të intensifikohen: Trump tha se SHBA është gati për të vendosur një shtesë prej 200 miliardë dollarë ndaj importeve kineze – dhe pastaj 300 miliardë më shumë – nëse Pekini nuk i përgjigjet kërkesave të SHBA dhe vazhdon të hakmerret.

Kjo do të sillte vendosjen e tarifave për totalin e mallrave kineze, çka shuma do të shkonte 550 miliardë dollarë.

Administrata e Trump thotë se Kina ka vendosur taktika grabitqare në përpjekje për të arritur dominimin teknologjik ndaj SHBA-ve. Këto taktika përfshijnë vjedhjen kibernetike dhe kërkojnë që kompanitë amerikane të dorëzojnë teknologjinë në këmbim të qasjes në tregun e Kinës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BISEDIMET PRISHTINË-BEOGRAD/ Amnistia për kohën e luftës, pjesë e marrëveshjes
Previous article E pabesueshme! Modelit në klipin e Encës i publikohen momente intime me një mashkull

k.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRIMI I FORTË i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë Botë

PARALAJMËRIMI I FORTË i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë

PRAPASKENAT/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë Botë

PRAPASKENAT/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane Botë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT