Në ditën kur kanë nisur gërmimet për eshtrat e ushtarëve grekë në kuadër të marrëveshjes së ministrave të Jashtëm Ditmir Bushati e atij grek Nikos Kotzias, dhjetëra qytetarë kanë protestuar në fshatin Dragot të Tepelenës.
Nisja e gërmimeve ka qenë një nga kërkesat e hershme të palës greke, në të gjitha takimet zyrtare.
Mediat greke vlerësojnë të jenë varrosur rreth 6800 ushtarë në periudhën prill 1940- mars 1941.
Sipas marrëveshjes paraprake, në varreza do të vendoset mbi çdo varr një kryq ose një simbol kombëtar me përmasa të përcaktuara.
Në rastet që nuk do të ketë identifikim të eshtrave, ato do të vendosen në formatin mural pa emërtim.
Qytetarët, disa prej të cilëve të ardhur nga Maqedonia kanë tentuar të prishin rrethimin e ngritur për të siguruar zonën, por ka ndërhyrë policia.
Gërmimet që kanë filluar në Fushën e Dragotit do të ketë ekspertë nga dy vendet.
Protestuesi Mane Kasaj, 65 vjeç, ka thyer gardhin në zonën ku po bëhen kërkimet për gjetjen e varrezave të ushtarëve grekë dhe është shoqëruar në komisariat.






