Ka nisur mëngjesin e sotëm Asambleja e Partisë Socialiste. Sicc ishte paralajmëruar edhe ditën e djeshme, ku është zbardhur azhenda e kësaj asambljeje, një nga pikat kryesore të këtij diskutimi do të jetë edhe “Raportim mbi performancën e qeverisë. Bashkëngjitur informacion nga analizat e zhvilluara nga partia Socialiste dhe grupit parlamentar me çdo ministër të qeverisë”.
Partia Socialiste ka mbledhur sot Asamblene Kombëtare. Deputetja e PS-së, Elisa Spiropali, koordinatore per bashkeqeverisjen, ka çelur mbledhjen e sotme të Asamblesë Kombëtare të PS, me një fjalë drejtuar të pranishmevee.
Ajo nuk ka kursyer akuzat në adresë të opozitës. “Vizioni i tyre është cadra dhe mjeti është cizmja, i kanë dhënë shenjat se nuk kanë asnjë strategji. Përballë kësaj mësymje ka vetëm një aleat, bashkëqeverisja në cdo cep të territorit”- tha ajo.
Spiropali nuk ka lene pa permendur edhe problemet ne baze, duke shigjetuar kreret e degeve, te cilet sipas saj shpesh bejne raportime fiktive.
Në fjalë e saj, Elisa Spiropali u shpreh se: Kundërshtarët tanë na janë kundërvënë…
Axhenda e mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS
1. Fjala e kryetarit të Partisë Solciliste, kryeministrit Edi Rama.
2. Raportim mbi performancën e qeverisë. Bashkëngjitur informacion nga analizat e zhvilluara nga partia Socialiste dhe grupit parlamentar me çdo ministër të qeverisë.
3. Raportim i Koordinatorit Kombëtar, Elisa Spiropali, për ecurinë e deritanishme të procesit të bashkëqeverisjes.
4. Udhëzim për zhvillimin e Llogaridhënies Publike të qeverisjes qendrore dhe vendore “Puna për Shqipërinë që duam”, prej datës 1 maj deri më 30 qershor 2018.
5. Informacion për punën e deritanishme mbi analizën e performancës së qeverisjes vendore.
6. Informacion mbi punën e strukturave vendore të partisë për kryerjen e disa veprimtarive organizative për periudhën janar-prill 2018.
7. Vendim për kuotizacionin e anëtarësisë së Partisë Socialiste për vitin 2018.
8. Çështje të tjera.
Mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS zhvillohet ditën e shtunë, datë 28.04.2018, ora 10:00, në ambientet e Hotel Tiranë Internacional.
Përgatiti: AlpeNews.al
ERTV Live😊: ASAMBLEJA KOMBËTARE E PS🌹
Gepostet von Edi Rama am Samstag, 28. April 2018


