• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NGUSHTICA E HORMUZIT VIJON E MBYLLUR/ Trump: Irani po sillet me dinakëri, por nuk mund të na shantazhojë
Home
Nderkombetare

NGUSHTICA E HORMUZIT VIJON E MBYLLUR/ Trump: Irani po sillet me dinakëri, por nuk mund të na shantazhojë

19 April, 2026 s.autor Botë, Nderkombetare

Lëvizja detare në Ngushtica e Hormuzit vijon të mbetet e kufizuar, ndërsa raportohen ndërprerje të trafikut dhe anulime të kalimeve të anijeve, duke shtuar tensionet në një nga korridoret më strategjike të tregtisë globale të energjisë.

Sipas të dhënave të gjurmimit detar, dy cisterna që transportonin gaz të lëngshëm nafte janë detyruar të ndryshojnë kurs dhe të kthehen mbrapsht gjatë lundrimit nga Gjiri Persik. Anijet kishin transponderë aktivë dhe ishin ndër të vetmet që lëviznin në zonë në atë moment.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se këto cisterna kanë qenë më herët nën sanksione nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për shkak të dyshimeve për transport të produkteve energjetike iraniane.

Situata është përshkallëzuar pas njoftimeve për mbyllje të përkohshme të korridorit detar nga autoritetet iraniane, duke rritur ndjeshëm pasigurinë në tregjet ndërkombëtare të naftës dhe gazit.

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se SHBA po mban një qëndrim të vendosur ndaj Irani, duke theksuar se “bisedimet po përparojnë shumë mirë”, por duke akuzuar Teheranin për përpjekje për presion dhe shantazh.

“Po flasim me ta. Ata donin ta mbyllnin përsëri ngushticën, por nuk mund të na shantazhojnë”, u shpreh Trump.

Nga ana tjetër, Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare i Iranit deklaroi se është i vendosur të ushtrojë kontroll mbi ngushticën deri në përfundim të konfliktit, ndërsa IRGC bëri të ditur se zona do të rikthehet “në gjendjen e mëparshme”, nën kontrollin e forcave të armatosura iraniane.

Ndërkohë, SHBA ka njoftuar se ka kthyer 23 anije që nga nisja e bllokadës më 13 prill, veprim që autoritetet iraniane e kanë cilësuar si shkelje të kushteve të armëpushimit.

Zhvillimet e fundit në këtë zonë strategjike pritet të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në tregjet globale të energjisë, duke reflektuar menjëherë në çmimet e naftës dhe gazit në mbarë botën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROTESTAT MASIVE QË RRËZUAN QEVERINË/ Bullgaria shkon në zgjedhje të parakohshme për të 8-ën herë brenda 5 viteve
Previous article AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR BICAJ-KUKËS/ Drejtuesi i mjetit përplas për vdekje 64-vjeçarin, shoqërohet në polici

s.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT