Teksa një grup studentësh janë ngujuar në ambjentet e fakulteteve vjen një reagim nga kryeministri Edi Rama.
Në një shënim në twitter kryeministri bën me dije se nga nesër në sekretariatet e universiteteve do të vendosen dy përfaqësues të ministrive të financave e të arsimit, për të asistuar studentët që duan shpjegime apo duan të adresojnë probleme.
“Nga nesër në sekretariatet e universiteteve do të vendosen dy përfaqësues të ministrive të financave e të arsimit, për të asistuar studentët që duan shpjegime apo duan të adresojnë probleme specifike, lidhur me zbatimin e VKM mbi tarifat e bursat brenda janarit #MeStudentët🤗”– shkruan Rama në twitter.


