• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGRITJA E KLP/ Arta Marku thirrje prokurorëve: Ejani t’i hapim rrugë SPAK-ut. Kam BESIM tek ju
Home
Aktualitet
Drejtësi

NGRITJA E KLP/ Arta Marku thirrje prokurorëve: Ejani t’i hapim rrugë SPAK-ut. Kam BESIM tek ju

10 December, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Kryeprokurorja Arta Marku u bën thirrje të gjithë prokurorëve që të marrin pjesë nesër në zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Marku thekson se nesër do të hidhen themelet e institucionit të parë të ri të drejtësisë, prandaj fton prokurorët që të mos e humbasin këtë shans.  Nesër do të zgjidhen gjashtë anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Në garë për t’u bërë pjesë e këtij organi janë 11 kandidatë; Anila Leka, Antoneta Sevdari, Arben Dollapaj, Arta Marku, Besnik Cani, Besnik Muçi, Dritan Prenci, Gentjan Osmani, Kostaq Beluri, Vate Staka dhe Bujar Sheshi. Në votim nesër do të marrin pjesë të gjithë prokurorët e Republikës së Shqipërisë për të votuar gjashtë emrat për KLP-në, të cilët e kanë kaluar vettingun. Sipas nenit 149 të kushtetutës KLP përbëhet nga 11 anëtarë.

Report Tv ka zbardhur axhendën e ditës së nesërme. Ndërkohë që një ditë përpara procesit zgjedhor për anëtarët e KLP, ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar përmes një statusi në Facebook. Ambasada kërkon që brenda kësaj jave të ngrihet KLP dhe KLGJ, ndërkohë që thekson se procesi duhet të jetë i lirë dhe transparent.

Deklarata e plotë e Kryeprokurores Arta Marku
Neser eshte nje dite e rendesishme, eshte dita kur ne, me pjesemarrjen tone, me voten tone, do zgjedhim anetaret prokurore te Keshillit te Larte te Prokurorise . Eshte dita ku ne do ti japim jete Qeverisë së Re të sistemit prokurorial si ingranazh i rendesishem i makinerise se madhe te reformes ne drejtesi dhe qe me krijimin e KLP hyn ne fazen e zbatimit te plote te saj. Ne sot kemi fatin qe me pjesmarrjen dhe voten tone te hedhim te paret themelet i institucionit te pare te ri drejtesise ndaj mos e humbni kete shans per asnje arsye.

Do i hapim rruge krijimit te SPAK-ut, zgjedhjes se Prokurorit te Pergjithshem me mandat. Le t’u tregojme te gjitheve, popullit qe pret drejtesi, partnereve tane qe na kane ndihmuar dhe po na ndihmojne ne kete rrugetim te gjate drejt ngritjes dhe konsolidimit te nje drejtesie te re, se ne jemi te pergjegjshem, se ne duam t’i ngreme institucionet, i duam funksionale ato, e duam vendin tone dhe integrimin e tij.

Prandaj, ju ftoj te gjitheve, te merrni pjese ne mbledhje, jo vetem si nje detyrim ligjor, por si shenje e pergjegjesise se larte. Prandaj ju ftoj te gjitheve te merrni pjese dhe te votojme nen mbikeqyrjen e partnereve te huaj dhe mediave, me transparence maksimale, per t’u treguar te gjitheve se ne duam dhe ne mundemi. Kam besim tek ju.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA PRISHJA E MIQËSIVE TEK PËRPLAJSA ME GRUSHTA/ Rastet kur votat bënë lëmsh artistët tek "Kënga Magjike" (FOTO)
Previous article NDODH EDHE KJO/ Kryeplaku i PD, i pranishëm në protestën e studentëve

F.autor

Postime të ngjashme

DHUNUAN DHE MBAJTËN PENG KLIENTIN NË DYQAN/ Në pranga dy pronarët e një biznesi elektroshtëpiakesh në Tiranë Aktualitet

DHUNUAN DHE MBAJTËN PENG KLIENTIN NË DYQAN/ Në pranga dy pronarët e një biznesi elektroshtëpiakesh në Tiranë

E PËSON KEQ/ Qarkullonte me pistoletë në makinë, arrestohet 31-vjeçari në rrethrrotullimin e Rinasit (EMRI) Aktualitet

E PËSON KEQ/ Qarkullonte me pistoletë në makinë, arrestohet 31-vjeçari në rrethrrotullimin e Rinasit (EMRI)

DETAJET/ Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme Aktualitet

DETAJET/ Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT