• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Ngritja e flamurit, zbulohet axhenda për 21 të shtënat, ja ç’do ndodhë sot në Vlorë
Home
Sociale

Ngritja e flamurit, zbulohet axhenda për 21 të shtënat, ja ç’do ndodhë sot në Vlorë

28 November, 2017 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Ditë e ngjeshur me aktivitete të shumta në kujtim të 105 vjetorit të Pavarësisë së vendit. Presidenca ka zbardhur axhendën e plotë të kësaj dite, me orare të përcaktuara për mbërritjen e personaliteteve në Vlorë, ngritjen e flamurit, fjalimet që do të mbahen, vizitat në shtëpinë muze, pastaj nëpër familje, e deri në darkën e Metës në Pallatin e Brigadave.

Programi i ceremonive të 105-vjetorit të shpalljes së pavarësisë dhe të çeljes zyrtare të vitit mbarëkombëtar të Gjergj Kastrioti-Skënderbeut

Vlorë –Tiranë, 28 nëntor 2017

E Martë 28 nëntor 2017

11.40 Mbërritja e personaliteteve shqiptare, të përfaqësuesve të diasporës, Trupit Diplomatik të akredituar në RSH si dhe të ftuarve të tjerë.

12.00 Mbërrin, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta. Presidenti i Republikës, i shoqëruar nga Kryetari i Kuvendit, Kryeministri, Prefekti i Vlorës, Kryetari i Bashkisë Vlorë drejtohen drejt vendit ku do të ngrihet flamuri.

Komandanti i Truprojës së Nderit i paraqet forcën Presidentit të Republikës. Ecja ceremonial (sipas skemes 4-2-1-3-5 )shoqërohet me marshe nga Banda frymore e Ushtrisë.

12.03 Ngritja e flamurit

Dy pjesëtarë të Forcave të Armatosura- detare apo tokësore- kryejnë aktin formal të ngritjes së flamurit.

Ngritja e flamurit shoqërohet nga Himni Kombëtar dhe 21 të shtëna të artilerisë. Pas ngritjes së flamurit, Presidenti i Republikës, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri, Prefekti i Vlorës, Kryetari i Bashkisë do të vendosin kurora tek varri i Ismail Qemalit.

Në rast të pranisë së një personaliteti të lartë shtetëror, si Presidenti apo Kryeministri i Kosovës apo të vendeve të tjera shqipfolëse dhe kanë shprehur dëshirën të vendosin kurora tek varri i Ismail Qemalit, mund t’i vendosin ato menjehere mbas përfundimit të vendosjes nga personalitet vendase të RSH-së apo mund të përfshihen në të njëjtën skemë, sipas rangut të gjithsecilit.

12.25 Pas përfundimit të vendosjes së kurorave tek varri i Ismail Qemalit, personalitetet më të larta të vendit, të shoqëruar nga Protokolli i Shtetit, do të nisen drejt Shtëpisë Muze. Lëvizja do të kryhet me automjete

12.20 Autoritetet shoqërohen drejt Shtëpisë muze të Pavarësisë Autoritetet zhvendosen në sheshin përpara Shtëpisë muze me automjete

12.25 Mbërritja në oborrin e Shtëpisë muze Në oborr janë vendosur karrige, podium dhe foltore si dhe një led i madh

12.30 Shpallje e logos zyrtare të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut

12.35 Fjalë e Z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë

13.00 Fjalë e Sh.T. Ramush Haradinaj, Kryeministër i Republikës së Kosovës

13.15 Fjalë e Sh.T. Hashim Thaçi, President i Republikës së Kosovës

13.30 Fjalë e Z. Ilir Meta, President i Republikës së Shqipërisë

14.00 Autoritetet vijojnë për një buffet në mjediset e reja të Bashkisë së Vlorës Autoritetet e larta të ftuara mund të kryejnë, sipas dëshirës, vizita individuale në mjediset e Shtëpisë muze

14.10 Mbërritja në godinën e Bashkisë së Vlorës Buffet në nder të autoriteteve të larta përpara se të marrin rrugën e kthimit

14.45 Nisja drejt Tiranës

19.00 Pritje shtetërore organizuar nga Sh.T. Ilir Meta, President i Republikës së Shqipërisë, me rastin e Festës kombëtare, në Pallatin e Brigadave

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Paralajmëron patriarku rus: Po lëvizim drejt fundit të botës
Previous article Ahmetaj i përgjigjet Bashës: S’e mbyll dot me raport mjekësor zullumin 1 milion USD

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT