• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NGJITESHIN SI MACE MBI MURET RRETHUESE”/ Çmontohet grupi kriminal që shënjestronte vilat luksoze në Spanjë, mes tyre edhe shqiptarë
Home
Aktualitet
Kronikë

“NGJITESHIN SI MACE MBI MURET RRETHUESE”/ Çmontohet grupi kriminal që shënjestronte vilat luksoze në Spanjë, mes tyre edhe shqiptarë

11 July, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Hetimi i Policisë Kombëtare të Murcias që zhvilloi operacionin “Mare Nostrum” do të bënte të mundur edhe çmontimin e bandës që njihej për sulmet ndaj shtëpive dhe vilave luksoze.

Hetimet zbuluan se grupi kriminal vepronte kryesisht nga ora 19:00 deri në orën 22:00.

Sipas inspektorëve shtëpitë zgjidheshin me shumë kujdes, që i përkisnin pronarëve që ishin me pushtet. Për të hyrë në shtëpi ata ngjisnin muret rrethuese si ‘mace’ dhe me anë të një mjeti (kaçavidë, kanaçe) hapnin dyert apo dritaret”, sqarojnë autoritetet.

Ndërkohë sipas edhe disa të dhënave nga dëshmitarët gjatë një rasti kishin parë dy persona futeshin në vila me kapuç, ndërsa në një automjet i prisnin dy miq për të siguruar arratisjen. Dëshmitë e fqinjëve dhanë informacione që më vonë do të ishin thelbësore për hetimet dhe operacioni.

 

 

Disa ranë dakord të përshkruanin praninë e dy makinave me lëvizje të madhe, ndërsa treguan: Njëra prej tyre ishte një Audi A3 e bardhë; tjetra, A6 gri me një zhurmë karakteristike të motorit kur përshpejton.

E gjithë kjo bëri të mendonin se kishin të bënin me një grup të organizuar, profesional, me siguri të përbërë nga qytetarë të Evropës Lindore, dhe në fakt rezultoi se nuk ishin gabuar.

Baza e organizatës ishte e vendosur jashtë Spanjës, në Shqipëri, Austri dhe Greqi.

Midis janarit dhe qershorit, grupi dukej se nuk ishte në aksion, por hetuesit e Rajonit dhe Malaga nuk i pushuan hetimet dhe deri në qershor, ata i kishin atribuuar rrjetit të hajdutëve të vilave luksoze 15 grabitje me forcë të kryera në rajon (në Murcia dhe Kartagjenë); Alicante (në Pilar de la Horadada) dhe Malaga (në Costa del Sol).

Duket se anëtarët e grupit në Shqipëri kishin planifikuar të ktheheshin në Spanjë, ku edhe nisën aksionin e tyre për grabitjen e vilave luksoze, shkruajnë mediat e huaja.

“Ata filluan të merrnin makina me qira dhe nisën të interesoheshin për shtëpitë. Blenë veshje shumë prej të cilave me ngjyrë të zezë, doreza, kapele, të gjitha këto në mes të qershorit”, sqarojnë autoritetet.

Ndërkohë shkëmbimi i informacionit të kryer nëpërmjet Zyrës së Atasheut të Brendshëm në Bullgari dhe mbështetjes operacionale të saj në Shqipëri, bëri të mundur zbulimin e anëtarëve të bandës, të cilët u zbuluan ditë më vonë në Malaga.

Ky ishte edhe momenti kur u aktivizuan skuadrat e ndryshme të policisë, pasi mësuan se kishin marrë apartamente me qira në ishullin Ibiza si edhe një vilë në Malaga.

Nga vëzhgimet e kryera rezultoi se anëtarët e organizatës frekuentonin ambientet e disa vilave private të marra me qira nga futbollistë me famë ndërkombëtare.

Të martën, më 28 qershor, pajisja e vendosur zbuloi lëvizjet e anëtarëve të organizatës në zonat pyjore. Gjithashtu, u mësua se Audi A6 ngjyrë gri, tip stacion, do të hipte në traget me destinacion Denia.

Në atë kohë dihej tashmë se dy ditë më parë ata kishin bastisur vilën e ish-futbollistit Ronaldo Nazario, e vendosur në Sant Josep, ku ishte me pushime me familjen lojtari i Paris Saint-Germain, italiani Marco Verratti. 

Futbollisti denoncoi vjedhjen e nëntë orëve të markës ekskluzive, shtatë gjerdaneve të stilistëve, unazave dhe vathëve, të gjitha të vlerësuara në më shumë se tre milionë euro, saktësisht 3,382,100 euro.

Agjentët e Njësisë Qendrore të Madridit dhe grupit të grabitjes Murcia do të përfundonin operacionin “Mare Nostrum”, i cili arriti të çmontonte organizatën dhe të arrestonte shtatë persona, pesë shqiptarë, një spanjoll dhe gruan e tij me kombësi rumune.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË/ Xhaxhai gjen të mbytur nipin 17-vjeçar në rezervuarin e fshatit Vrap, si ndodhi ngjarja
Previous article PROFILI/ Dy vite më parë vodhi me dhunë 91-vjeçarin, e shkuara e errët e të riut që tentoi dje të vriste ish-gruan

s.autor

Postime të ngjashme

30 VATRA ZJARRI NË 24 ORË/ 8 vijojnë të mbeten ende aktive! Vijojnë operacionet për shuarjen e flakëve Aktualitet

30 VATRA ZJARRI NË 24 ORË/ 8 vijojnë të mbeten ende aktive! Vijojnë operacionet për shuarjen e flakëve

EKZEKUTIMI I EDMOND SULËS/ Policia ushtron kontrolle në 4 banesat e një fisi në Bërxullë, disa të shoqëruar! Ja për çfarë dyshohet Aktualitet

EKZEKUTIMI I EDMOND SULËS/ Policia ushtron kontrolle në 4 banesat e një fisi në Bërxullë, disa të shoqëruar! Ja për çfarë dyshohet

TRAGJEDI NË GREQI/ Përplaset keq automjeti, ndërrojnë jetë nëna dhe djali shqiptarë Aktualitet

TRAGJEDI NË GREQI/ Përplaset keq automjeti, ndërrojnë jetë nëna dhe djali shqiptarë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT