• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ngjela: Të gjithë të korruptuarit kryeministror po punojnë për ta dështuar Reformën, Rama më qesharaku
Home
Politikë

Ngjela: Të gjithë të korruptuarit kryeministror po punojnë për ta dështuar Reformën, Rama më qesharaku

24 March, 2018 k.autor Politikë

Avokati Spartak Ngjela ka ngritur sot një pyetje, ku hedh dyshime nëse mund të dështojë Reforma në Drejtësi. Më anë të një statusi në Facebook, Ngjela deklaron se kjo është një pyetje që ngrihet, por edhe dëshirohet nga të korruptuarit.

Sipas avokatit, kjo nuk mund të ndodhë kurrë, pasi dështim i saj do të thotë dhe dështim i politikës amerikane.

“Të gjithë të korruptuarit e korrupsionit kryeministror shqiptar punojnë për ta dështuar Reformën në Drejtësi. Por më qesharaku po tregohet Rama, që pas çdo suksesi të reformës, sokëllin duke kërcënuar opozitën për goditje penale, duke mos pasur asgjë në dorë. përkundrazi, është objekt direkt që e kap Reforma në Drejtësi”, shkruan më tej Ngjela në postimin e tij.

Postim i plotë

A mund të dështojë Reforma në Drejtësi në Shqipëri?

Kjo është një pyetje që ngrihet, por dhe që dëshirohet nga të korruptuarit.

Dështimi i Reformës është një pamundësi absolute.

Nëse dështon Reforma në Drejtësi në Shqipëri, kuptohet se ka dështuar politika amerikanë.

Po, a ka dështuar ndonjëherë kjo politikë; që të vijë e të dështojë në Shqipëri?

Kush do ta mundë këtu politikën amerikane Berisha me Ramën?

l.

Të gjithë të korruptuarit e korrupsionit kryeministror shqiptar punojnë për ta dështuar Reformën në Drejtësi. Por më qesharaku po tregohet Rama, që pas çdo suksesi të reformës, sokëllin duke kërcënuar opozitën për goditje penale, duke mos pasur asgjë në dorë. përkundrazi, është objekt direkt që e kap Reforma në Drejtësi.

Dhe a e dini përse e bën këtë?

Sepse dëshiron që t’i japë hapësirë kundërshtuese opozitës që ajo të ngrihet në revoltë duke thënë se kjo është një reformë që drejtohet nga Rama.

Por është i lehtë dhe i leshtë njëherësh nga mëndje, sepse Reforma nuk mund të ndalohet edhe pse është vonuar nga Berisha dhe grupi i tij.

Duhet të theksojmë se në analizat historike të politikës, politika e osmanëve në Stamboll, analizohet si politikë që kishte si metodë vonesat. Ata kanë qenë quajtur politikanë të vonesës.

Sigurisht Sali Berisha nga ata e ka trashëgim që të gjithë opozitat që ka bërë janë mbështetur vetëm te vonesa.

Por edhe Ramë ziu kuptohet se te mendja e vonuar e Saliut i ka mbajtur Shpresat. Por duket se këto shpresa për të prishur Reformën i ka edhe në Stamboll të Taip Erdogani.

Ka shenja se i thotë Tipit ta ndihmojë në shkëputjen e tij nga politika amerikane. Po ka këtë si qëllim, është i djegur më keq sesa do të digjet nga Reforma që sigurisht se e kap.

ll.

Shikojini sesi po i shkojnë punët korrupsionit kryeministror shqiptar.

Rama shkon të falet të Taipi në Stamboll, kurse njeriu më i rëndësishëm i qeverisë Rama, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, shkon në takime të rëndësishme në Uashington. Takon FBI–në, DEA-n dhe nivele shumë të lartë të politikës amerikane; kurse Saliu krijon skema vonese.

E kuptoni se në çfarë halli janë të korruptuarit e mëdhenj. Po si mendon Rama dhe deri diku edhe Berisha; këta të dy do të mundin Uashingtonin, Prokuroren e Përgjithshme Marku, ministrin e Brendshëm Xhafaj dhe politikën gjermane?

Po pse me vonesat e Berishës do të bllokohet Reforma në Drejtësi në Tiranë?

Në thelb, po ta shohësh me vëmendje, i gjithë procesi i tyre kundër reformë konsiston kryekëput në dëmin e tyre shumë të madh që po i shkaktojnë vetes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Zuckerberg: Nëse Facebook nuk mund të mbrojë të dhënat, nuk e meriton statusin e tij
Previous article Muzikanti i njohur shqiptar arrestohet në Greqi, i gjendet 5 kg hashash në bagazhet e udhëtimit

k.autor

Postime të ngjashme

HAPET SHKOLLA KOMBËTARE E FLUTURIMIT/ Rama: Do të stërvitim edhe pilotë të NATO-s dhe Kosovës Politikë

HAPET SHKOLLA KOMBËTARE E FLUTURIMIT/ Rama: Do të stërvitim edhe pilotë të NATO-s dhe Kosovës

PËRPLASJET E DHUNSHME NË PROTESTË/ Lamallari: Policia e ka bërë detyrën në mënyrë të përkryer Politikë

PËRPLASJET E DHUNSHME NË PROTESTË/ Lamallari: Policia e ka bërë detyrën në mënyrë të përkryer

PROTESTAT/ Rama: Ka shumë për të reflektuar nën “koren e zezë” ku janë mbledhur dështakët Breaking News

PROTESTAT/ Rama: Ka shumë për të reflektuar nën “koren e zezë” ku janë mbledhur dështakët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT