• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGJARJET KRIMINALE/ Drejtori i Policisë së Shtetit: Nuk do toleroj asnjë efektiv që përfshihet në…
Home
Aktualitet
Kronikë

NGJARJET KRIMINALE/ Drejtori i Policisë së Shtetit: Nuk do toleroj asnjë efektiv që përfshihet në…

24 January, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Nga Vlora, Drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano tha se çështjen e mprehtë të kultivimit të kanabisit në vendin tonë e ka marrë si sfidë personale dhe se nuk do të ketë tolerime për asnjë punonjës të policisë që do përfshihet në këtë aktivitet kriminal.

“Kultivimi i kanabisit e kam marrë si sfidë personale dhe nuk do toleroj asnjë punonjës policie që me veprim apo mosveprim do implikohet në këtë lloj procesi. Është kërkuar bashëpunim e kemi mbështetje të prokurorisë Vlorë e Sarandë do zhvillohen të gjithë hetimet në lidhje me këtë figurë krimi. Ky vit do jetë vit ndryshe sa i takon fenomenit të kultivimit të kanabisit”, u shpreh ai per mediat.

Drejtori i Policisë së Shtetit tha se një nga dy prioritetet që është diskutuar në analizën e bërë në drejtorinë e Policisë Vlorë ishte edhe parandalimi i ngjarjeve të rënda kriminale dhe zbulimi i tyre.

“Ka policia në dorë hetime që po i kryen me një progres në vijim, nuk dua të jap asnjë përgjigje në këto moment se janë cështje në hetim por janë hetime premtuese nga të cilat presim rezultat pozitiv në një kohë të caktuar.

Problematika sa i përket krimeve të rënda në Vlorë nuk është zhvilluar sot, ka qenë dhe më parë. Qasja që kemi në parandalimin e zbardhjen të ngjarjeve kriminale, është qasje që do ndërthuret dhe me teknologjinë nga më të fundit në drejtim të kontrollit të territorit.

Së shpejti do kemi të reja në këtë aspekt, jam i bindur që ne do kemi një rezultat tjetër sa i përket shtrirjes së teknologjisë më të fundit në terren që do na japë më shumë dorë”, tha Gledis Nano.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DUKET SE KA NEVOJË PËR BABYZITER"/ Ish-banorja e BB për Donaldin: Vajzave u duket si Brad Pitt
Previous article ZGJEDHJET E 6 MARSIT/ KQZ cakton anëtarët e partive në KZAZ

s.autor

Postime të ngjashme

EMRAT/ Plotësohen vakancat në KLGJ, zgjidhet edhe anëtarja e tretë! Aktualitet

EMRAT/ Plotësohen vakancat në KLGJ, zgjidhet edhe anëtarja e tretë!

MBLEDHJA E GJYQTARËVE/ Sandër Simoni zgjidhet anëtar i KLGJ-së Aktualitet

MBLEDHJA E GJYQTARËVE/ Sandër Simoni zgjidhet anëtar i KLGJ-së

OPERACIONI “URA”/ U ekstradua dje nga Italia, Gjykata e Posaçme lë në burg Hasan Ndërjakun Aktualitet

OPERACIONI “URA”/ U ekstradua dje nga Italia, Gjykata e Posaçme lë në burg Hasan Ndërjakun

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT