Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Indi, ku një burrë ka prerë me drapër barkun e bashkëshortes, e cila ishte në javët e fundit të shtatzanisë.
Familjarët e viktimes shprehen se bashkëshorti e ka sulmuar atë sepse ai donte të dinte gjininë e foshnjes që do të vinte në jetë. Ata janë shprehur se çifti ka pesë vajza dhe burri ka bërë presion mbi gruan e tij për të lindur një djalë.
Autori i cili ka rënë në prangat e policisë ka mohuar të ketë lënduar qëllimisht gruan e tij.
Mësohet se gruaja është në gjendje të qëndrueshme, ndërsa djali që gruaja kishte në bark ka humbur jetën.