Britania e Madhe duket se po përballet me një valë të dytë infektimesh nga koronavirusi, pasi shifrat e infektimeve të rreja janë rritur mbi pritshmëritë.
Në 24 orët e fundit në Britani u regjistruan 4368 raste të reja me COVID-19, ndërsa numri i viktimave ishte 11.
Që prej fillimit të pandemisë, numri i të infektuarve është 398.625, ndërsa ai i të vdekurve ka shkuar në 41.788.
Në një deklaratë të ditëve të fundit, kryeministri britanik Boris Johnson ka deklaruar se Britania duhet të jetë gati për valën e dytë të COVID-19, ndërsa Sekretari britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock deklaroi se po shikohet mundësia që në Londër të kufizohen lëvizjet.


