Një vajzë, 9-vjeçare që vdiq pas një sulmi të astmës, mendohet të jetë personi i parë në botë që ka ndotjen e ajrit si shkakun e vdekjes.
Ella Kissi-Debrah jetonte në Lewisham në juglindje të Londrës, pranë një prej rrugëve më të ngarkuara prej trafikut. Ajo vdiq në spital, pasi pësoi një arrest kardiak raportoi mjeku të mërkurën.
Vajza vuante nga astma e rëndë që shkaktoi episode të arrestit kardiak dhe të frymëmarrjes.
Shkaku mjekësor i vdekjes u rendit si dështimi akut i frymëmarrjes, astma e rëndë dhe ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit.
Konkluzioni i mjekut ligjor ishte se Ella “vdiq nga astma e kontribuar nga ekspozimi ndaj ndotjes së tepërt të ajrit”.


