Një 69-vjeçare nga Velipoja, e cila bashkë me familjen e saj po pushonte në bregdet, humbi jetën pasditen e sotme, bëri të ditur Policia e Shkodrës. Në një njoftim zyrtar, policia tha se dyshohet se e moshuara ka pësuar arrest kardiak.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 18:40, shtetasja D. M., 69 vjeçe, banuese në Velipojë, së bashku me familjen e saj ka qënë duke u larë në det në Velipojë.