• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DOSJA E SPAK/ Arben Ahmetaj shpenzoi 93 mijë euro brenda nje muaj në kazinonë të Maltës! Ishte i regjistruar që prej vitit 2015
Home
Breaking News

DOSJA E SPAK/ Arben Ahmetaj shpenzoi 93 mijë euro brenda nje muaj në kazinonë të Maltës! Ishte i regjistruar që prej vitit 2015

16 June, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Sipas një dokumenti që ndodhet në dosjen e SPAK për ish zv/kryeministrin rezulton se Arben Ahmetaj ka shpenzuar 93.500 euro në Kazinonë Dragonara të Maltës gjatë kohës që ka qenë ministër i Financave.

Nga dokumenti i publikuar nga  portali ”Prapaskena” bëhet fjalë për një kthim përgjigje të autoriteteve të huaja ndaj letërporosive të SPAK-ut. Hetimet janë kryer nga kreu i SPAK, Altin Dumani dhe prokurorja Enkeleda Millonai.

Bëhet fjalë për një udhëtim të Arben Ahmetajt me Artan Gjokaj në korrik të vitit 2018 ku ka shpenzuar 93.500 euro në Kazinonë Dragonara të Maltës.

Sipas dokumentit, të dhënat e sistemit TIMS tregojnë se Ahmetaj dhe Gjokaj dalin nga territori i Shqipërisë përmes Kakavijës, më datë 10 korrik 2018 në ora 11:34.

‘Më datë 10.07.2018 shtetasit Arben Ahmetaj dhe Artan Gjokaj dalin nga territori i R.Shqipërisë nëpërmjet PKK Kakavjijë në orën 11.34 në drejtimin e mjetit me targa AA 534 PF dhe më datë 11.07.2018 kthehet me të nëjjtin mjet, në orën 14.19 nga e njëjta PKK vetëm shtetasi Artan Gjokaj.’, thuhet në dokument.

Sipas të dhënave të letërporosisë nga autoritetet gjyqësore të Maltës, në përgjigje ndaj Ministrisë së Drejtësisë së Shqipërisë, del se Ahmetaj shpenzoi 93 500 euro në Kazinonë Dragonara të Maltës për blerje fishash në korrik 2018, për të cilat nuk ka asnjë regjistrim që janë ri-tërhequr nga arka.

Sipas letërporosisë, Ahmetaj është regjistruar në këtë kazino që në vitin 2015, duke e deklaruar veten si Ministër Financash, gjë e cila konfirmohet nga Kazino Dragonara.

Me shkresën nr. L 144 datë 27.03.2023 është kërkuar nga Ministria e Drejtësisë ndihmë juridike nga autoritetet gjyqsore të Maltës në lidhje me aktivitetin e shtetasit Arben Ahmetaj. Në përgjigje të kërkesës sonë, siç edhe më sipër është pasqyruar, nga shkresa nr. AG/PIU/143/2023 datë 30.07.2023 383 përpiluar nga Inspektori i Policisë Dr. Omar Caruana. Zyra Ndërkombëtare FCID bëhem me dije se konfirmohet nga Kazino Dragonara se shtetasi Arben Ahmetaj, është regjistruar në në Kazino Dragonara më datë 04.08.2015, duke e deklaruar veten si Ministër i Financave. Ky shtetas ka qenë në këtë kazino dhe në muajin Korrik të vitit 2018. Gjatë këtyre vizitave ai ka blerë dhe ka përdorur fisha parash (çipsa) për të luajtur në tavolinat e bixhozit të Kazinose Dragonara. Shuma totale e paguar për blerje fisha gjatë vizitave të tij në muajin Korrik 2018 është 93 500 Euro, për të cilën nuk ka asnjë regjistrim që të jenë ri-tërhequr nga arka.

Mbi ish zv. Kryeministrin rëndojnë akuzat për korrupsion në 6 raste, pastrim parash dhe fshehje e mosdeklarim pasurie. Dy bashkëpunëtorët e tij, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, bosët e inceneratorëve, do të përgjigjen për akuzat e korrupsionit aktiv dhe pastrimit të parave. Akuzat u janë komunikuar avokatëve të pandehurve pasi të 3 janë në arrati, ndërsa GJKKO ka vendosur masë sigurie arrest me burg.

Po kush është Artan Gjokaj dhe çfarë e lidh me Arben Ahmetajn? Artan Gjokaj është një nga njerëzit më të besuar të Arben Ahmetajt. Ai ka qenë këshilltar i Arben Ahmetajt, kur ky i fundit ishte zëvëndëskryeministër dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave. Gjokaj ka qenë këshilltar i Ahmetajt edhe në ministrinë e Financave, edhe pse arsimi i Gjokajt nuk ka asnjë lidhje as me financat dhe as me rindërtimin. Artan Gjokaj rezulton se ndodhej edhe në makinë me Arben Ahmetajn kur ndodhi aksidenti në autostradën Tabanoc-Kumanovë, rruga që lidh Serbinë me Maqedoninë e Veriut. Nga një mësues në Gjirokastër, Artan Gjokaj rezulton me biznese dhe që blen pasuri qindra mijëra euro, ndërsa emri i tij del në pah edhe në ndërmarrje shtetërore në varësi të Ministrisë së Financave. Gjokaj është akuzuar edhe nga banorët e fshatit Picar të Gjirokastrës se fshihet pas njē hidrocentrali.
Në lëvizjet dhe manovrat e ish ministrit Arben Ahmetaj që sipas SPAK ka bërë për të kamufluar tre vila dhe dy apartamente, del në pah edhe Artan Gjokaj, i cili  u ka blerë një apartament me vlerë 130 mijë euro prindërve të Erjola Hoxhës në kompleksin Valamar, në Hamallaj, në 17 shkurt 2022.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGJARJE E RËNDË/ Humb jetën në det 69-vjeçarja. Dyshimet e para
Previous article E RËNDË/ Gjendet i pajetë në banesën e tij 67-vjeçari, dyshimet e para (EMRI)

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi! Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi!

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete Aktualitet

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT