Një çift të moshuarish janë dhunuar pasditen e sotme në Durrës. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë Spitallë të Durrësit, ndërsa dyshohet se të moshuarve i janë futur persona të paidentifikuar në banesë për t’i vjedhur.
Ata janë gjetur në gjakosur dhe të masakruar, ndërsa janë transportuar menjëherë në spitalin e qytetit ku ndodhen në gjendje të rëndë.
Nuk dihen ende detaje të tjera rreth kësaj ngjarje, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të saj.