E moshuara që shihni në foton është 80-vjeçarja Nazime Demollari, e cila u mbyt sot me duar nga djali i saj Nazim Demollari, me të cilin jetonte prej kohësh në lagjen 13 në Korçë.
50-vjeçari, që për ironi të fatit mbante të njëjtin emër si nëna e tij, është gjetur nga policia pranë trupit të së moshuarës. Shkak për aktin e rëndë është bërë një sherr mes të dyve.
AlpeNews.al ju sjell foton e të moshuarës:
Menjëherë pasi ka kryer krimin, ai ka telefonuar të vëllanë duke i dhënë lajmin e kobshëm: “Dërgo njerëz, se vrava nënën”.
Përgatiti: AlpeNews.al