Një ngjarje e rëndë ndodhi para dy ditësh tek magazina e qendrës tregtare “Casa Italia”: Si pasojë e flakëve të shumta 33-vjeçari Arjan Sala u detyrua të hynte brenda magazinës të shpëtonte mbi 25 punonjës, por për fat të keq ngeli i bllokuar ku nuk mundi të shpëtonte.
Pas gjetjes së trupit të pajetë Komisioni Qendror i Statusit “Deshmori i Ardheut” me porosi te Kryeministrit ne gatishmeri per ti dhene titullin “Deshmor i Atdheut” shtetasit heroik Arjan Sala, lajmin e jep zëvendës ministri i Mbrojtjes Petro Koçi.
Postimi i Petro Koçit:
Komisioni Qendror i Statusit “Deshmori i Ardheut” me porosi te Kryeministrit ne gatishmeri per ti dhene titullin “Deshmor i Atdheut” shtetasit heroik Arjan Sala.
Presim perfundimin e shpejte te ekspertizes ligjore dhe propozimin e Prefektit te Tiranes per te marre vendim te menjehershem.
Humbja e jetes se Arjan Sales, pervecse na shkakton dhimbje te papershkrueshme si per nje bir e vella, nga ana tjeter deshmon se Shqiperia qe ka djem heronj si Arjani qe sakrifikojne jeten e tyre per te mbrojtur jetet e te tjereve, do te behet!
Jane gjalle bilbilenjte!


