• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NGJARJA TRAGJIKE NË BEJRUT/ Gramoz Ruci mesazh solidariteti: Vitaliteti i vendit tuaj do të sfidojë mbivendosjen e pandemisë e shpërthimit
Home
Politikë

NGJARJA TRAGJIKE NË BEJRUT/ Gramoz Ruci mesazh solidariteti: Vitaliteti i vendit tuaj do të sfidojë mbivendosjen e pandemisë e shpërthimit

5 August, 2020 s.autor Breaking News, Politikë

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, i ka dërguar mbrëmjen e djeshme një mesazh solidariteti Kryetarit të Parlamentit të Libanit, Nahib Berri, pas shpërthimit të ndodhur në portin e kryeqytetit të vendit, Beirut.

“Me trishtim të thellë po përjetoj lajmin mbi katastrofën e ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytetin e Libanit, Beirut, e cila u ka marrë jetën dhjetra njerëzve dhe ka plagosur disa mijra të tjerë.

Populli shqiptar, Kuvendi i Shqipërisë dhe unë personalisht jemi në këto çaste pranë popullit mik libanez, pranë familjeve të viktimave dhe të plagosurve e familjarëve të tyre dhe mbështesim punën e mjekëve të spitaleve për të shëruar të dëmtuarit dhe të forcave të emergjencës, për të gjetur të mbijetuarit dhe shpëtuar pjesën tjetër të banorëve nga fatkeqësia.

Kemi besim të plotë se Presidenti Aoun, Qeveria e Kryeministrit Diab dhe Parlamenti i Libanit, mjekët, infermierët dhe punonjësit dhe agjencitë e shpëtimit do të përballojnë pasojat e kësaj fatkeqësie dhe do të kontribuojnë që vendi juaj i bukur t’i kthehet normalitetit.

Është një sfidë e vështirë përballimi i pasojave të këtij shpërthimi, në një kohë që Libani, ashtu si edhe të gjithë vendet e botës, po ndeshet ende me rrezikun dhe pasojat e pandemisë së Covid-19. Kam besim të plotë se vitaliteti dhe forca e popullit mik libanez do t’i përballojnë me sukses pasojat e këtyre fatkeqësive.

Përfitoj nga ky rast, për të shprehur edhe njëherë ndjenjat e miqësisë e solidaritetit të popullit shqiptar me popullin libanez.”, shkruan në mesazhin e tij Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I ZURI FURTUNA NË DET/ Zhduket nga varka nëna, babai dhe djali shpëtojnë, 25 vjeçari një gjendje të rëndë (DETAJET)
Previous article SHKUAN NË DET PËR TË MBLEDHUR RRJETAT/ 3 familjarë në Himarë bllokohen te shpella e Pëllumbave, rrezikojnë të mbyten

s.autor

Postime të ngjashme

"ISHA UNË"/ 29-vjeçari pranon vrasjen e shqiptarit në Itali, trupi u gjet në një pus. Konflikti dyshohet për… Aktualitet

"ISHA UNË"/ 29-vjeçari pranon vrasjen e shqiptarit në Itali, trupi u gjet në një pus. Konflikti dyshohet për…

U QËLLUA ME PLUMB NË SY/ Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses Aktualitet

U QËLLUA ME PLUMB NË SY/ Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses

"BUXHET HISTORIK, MBI 10 MILIARDË EURO"/ Rama: Mesazhi i qartë, duam më shumë biznese e investime vendase e të huaja Politikë

"BUXHET HISTORIK, MBI 10 MILIARDË EURO"/ Rama: Mesazhi i qartë, duam më shumë biznese e investime vendase e të huaja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT