• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGJARJA NË SHKODËR/ Dëshmia SHOKUESE e gruas: Nën rrotat e makinës së fqinjit bëra si e vdekur që të shpëtoja
Home
Aktualitet
Kronikë

NGJARJA NË SHKODËR/ Dëshmia SHOKUESE e gruas: Nën rrotat e makinës së fqinjit bëra si e vdekur që të shpëtoja

22 September, 2020 F.autor Aktualitet, Kronikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e të dielës në njësinë Guri Zi në Shkodër.

Një 50-vjeçar, Hilë Simoni është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi akuzohet se ka futur nën makinë një fqinjë të tij, Katrina Hilën 54-vjeçe.

50-vjeçari pasi i ka shtypur të dy këmbët e ka lënë për rreth një orë të gjymtuar gruan duke tentuar ti nxjerrë edhe sytë.

Katrina Hila ndodhet nën kujdesin mjekësor pasi ka pësuar dëmtime të shumta fizike ndërsa ABC News ka siguruar dëshminë e saj në të cilën tregon se si ka filluar dhe zhvilluar gjithë ngjarja.

Gruaja tregon gjithë skenën e dhunës dhe momentet e tmerrit, kur për të shpëtuar nga duart e 50-vjeçarit duhet të bënte sikur kishte vdekur.

“Unë jam Katrina Hila. E kena  pas konfliktin për një punë gardhi. Edhe e shoqja e ka çu peshë të shoqin  tërë kohën.  Më ka gjuatur me gurë disa herë, por ia kam fal tërë kohën. Të shtunën ka dalë më ka thënë:”Do të rrah, do  të mbys me gjithë familje”.

Pastaj u nisa me shku në kishë. 50 metër prej shtëpisë së vetë  më ka zënë, ka marrë makinën me shpejtësi  edhe e ka ndalu, e pava që erdhi  me shpejtësi.

Kam pas një shufër hekuri nja 50 centimentra , e kam mbajtur sepse kam pas frikë se do më rrahi. I lëshova rrugën dhe I thashë: “ Ec more zotëri shko në punën tënde!”

Ma bëri me dorë, ec drejt. E pa që nuk eca drejt , ai ka marrë kthesën edhe më ka marrë me turi (turinjtë e makinës) edhe dy këmbët mi ka zënë nën makinë. Kam ndenjur gati një orë e gjysmë nën makinë. Është ul prej makine dhe më ka kap për sysh për të më qërruar  sytë.

Jam mbrojtur vetë prej syve  dhe fillova të bërtas me të madhe : “Më mbyte more, më mbyte.” Pastaj bëra demek se jam tuj vdek, edhe thashë ishalla po më lëshon.

Ai u çu prej aty edhe më ka kap në grushta e shkelma edhe ka ik. I bëra zë një komshie: “ N’qofshi për mu, hajde më ndihmoni.”

I kam thënë lajmëro shefin ( policinë). Ka njoftu shefin, ka ardh shefi, kanë ardh me më nxjerr, por s’kanë mund se kam qenë nën makinë.Pastaj kanë thirr edhe vinçin, kanë ardh më kanë nxjerr me vinç ata që kanë lëviz makinën.

Më kanë pru në spital, kjo ka qenë puna ime.  Më ka paralajmëruar gjithë kohën se do më mbysë me tërë familjen. S’kam çfarë them tjetër, të dy këmbët I kam të thyera. Se di ça bën zoti, por ishalla drejtësia, din vetë e bën vetë!”, tregon ajo për ABC News.

Policia deklaroi se Hilë Simoni e përplasi qëllimisht me mjetin e tij tip “Mitsubishi” gruan duke i thyer këmbët, më pas ajo u dërgua për ndihmë mjeksore më të specializuar në Spitalin Traumës Tiranë, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Simoni është arrestuar në tentativë për t’u larguar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRAU 23 VJEÇARIN PËR PARKIMIN/ I dyshuari pranon KRIMIN: U kërkoj falje familjarëve
Previous article ZBULON DETAJE/ Artan Hoxha: Përse bosët e kokainës jetojnë në Dubai dhe largohen nga Shqipëria

F.autor

Postime të ngjashme

PARASHIKIMI I MOTIT/ Dita e sotme me kushte të paqëndrueshme, reshje shiu gjatë pasdites në këto zona Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT/ Dita e sotme me kushte të paqëndrueshme, reshje shiu gjatë pasdites në këto zona

PROTESTA E DHUNSHME TE KUVENDI/ Gurë drejt policëve e vezë drejt deputetëve, 19 të arrestuar, 12 nën hetim! Punohet për identifikimin e 6 të tjerëve Aktualitet

PROTESTA E DHUNSHME TE KUVENDI/ Gurë drejt policëve e vezë drejt deputetëve, 19 të arrestuar, 12 nën hetim! Punohet për identifikimin e 6 të tjerëve

"O HIÇËR, NUK MUND TË VERBONI NJË SHQIPËRI TË TËRË"/ Gjergj Luca - protestuesve: Po tkurreni çdo ditë Aktualitet

"O HIÇËR, NUK MUND TË VERBONI NJË SHQIPËRI TË TËRË"/ Gjergj Luca - protestuesve: Po tkurreni çdo ditë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT