Policia ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e ndodhur sot në Astir, ku një vajzë denoncoi se po dhunohej dhe më pas u mbyll brenda një apartament.
Sipas bluve të Tiranës, vajza u gjet e vetme në banesë, pasi efektivët hynë nga tarraca, teksa në trupi ne saj nuk u konstatuan shenja të dukshme dhune. Më tej njoftohet se ajo ndodhet nën asistencën e mjekëve, pasi ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike.
Policia konfirmon gjithashtu se brenda apartamentit janë gjetur dy armë zjarri pistoleta, teksa nuk raportohet për persona të tjerë që të kenë qenë me vajzën. Grupi hetimor po kryen veprimet përkatëse me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e poseduesit të armëve.
Denoncoi se po dhunohej, gjenden ARMË brenda banesës ku ndodhej vajza në Astir!
Njoftimi i policisë:
Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, ju informojnë se:
Rreth orës 14:10, u bë hapja e derës së banesës nga Forcat “Renea”, nuk pati probleme.
Shtetasja S.Q, ndodhet nën asistencën e stafit mjekësor. Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja të dukshme fizike.
E reja denoncoi se u dhunua dhe u mbyll në banesë, forcat RENEA futen në apartament nga tarraca
Gjithashtu, gjatë kryerjes së veprimeve të ngutshme hetimore dhe kontrollit të apartamenteve të tjera në pallatin në fjalë, në një banesë tjetër janë gjetur 2 armë zjarri pistoletë. Brenda kësaj banese nuk janë gjetur persona në momentin e kontrollit.
Grupi hetimor po kryen veprimet përkatëse me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e poseduesit të armëve.


