Nëna e Danjel Pepës, të riut që dyshohet se ka ekzekutuar Klemend Pepaj, Vilson Çutaj në Malësinë e Madhe, shprehet se nuk ka asnjë informacion se ku mund të jenë tre të rinjtë. Në bisedë telefonike ekskluzive për Report Tv, nëna e Danjelit jep një dëshmi rrëqethëse duke thënë se do i jepte jetën atij që i i jepte lajim se ku ndodhet trupi i djalit të saj dhe i dy të tjerëve.
“Burri është në polici, po jep dëshminë. Na kanë humbur dy djem të fisit dhe një tjetër. Ai që ma jep mua lajmin se ku ndodhen qoftë që janë gjallë qoftë të vdekur, unë do jepja jetën. Jam shumë e sëmurë, mos më ngacmoni. Asnjë informacion s’kemi nga policia. Unë jam e sëmurë, jam në varr. Si nënë mos më bëni të fluturoja para kohe”, tha ajo.
Report Tv ka kontaktuar edhe me motrën e Klement Pepës. Ajo ka bërë me dije se babai i saj është së bashku me Policinë në mal për të kërkuar trupat.
“Babai është në mal tani. Me policinë është duke e kërkuar. Është një zone e pabanuar, shumë lart në Malësi”, tha ajo për Report Tv.


