Personi në foto është 21-vjeçari, Ledian Ceka nga Elbasani, i cili një ditë më parë humbi jetën si pasojë e Covid-19.
I riu nga Elbasani, Ledian Ceka, ishte i shtruar në Spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, ndërsa kishte edhe sëmundje bashkëshoqëruese.
Gazetari i “Panorama” në Elbasan konfirmon se i riu u dërgua gjatë ditës së mërkurë në Spitalin e Sanatoriumit.
Pasi u kuruar disa ditë në shtëpi, i riu u dërgua mbrëmjen e shkuar fillimisht në spitalin e Elbasanit nga ana e familjarëve dhe më pas drejt spitalit Covid2 në kryeqytet. Mjeket e futën menjëherë në intubim por 21 vjeçari nuk mundi dot të mbijetojë.