• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NGËRÇI”/ Si Vitore Tusha manipuloi Gjykatën Kushtetuese, dhe “futi” duart tek faqja zyrtare për të publikuar një listë të pa miratuar
Home
Politikë

“NGËRÇI”/ Si Vitore Tusha manipuloi Gjykatën Kushtetuese, dhe “futi” duart tek faqja zyrtare për të publikuar një listë të pa miratuar

16 November, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Gjykata Kushtetuese shpërndau të premten një deklaratë në fund të së cilës shkruante se “është duke ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme administrative formale për fillimin e detyrës së tri anëtareve të reja, pas betimit të tyre para Presidentit të Republikës”, duke nënkuptuar se njeh si anëtare të kësaj gjykate emrin e dekretuar nga presidenti Meta, Marsida Xhaferllarin dhe jo emrin e parë në listën e KED-së, të botuar në Fletoren Zyrtare, Arta Vorpsi.

Por çfarë ndodhi dje në Gjykatën Kushtetuese?

Burime për Realstory.al bëjnë të ditur se në Gjykatën Kushtetuese është zhvilluar një mbledhje mes 4 anëtarëve, konkretisht: Vitore Tushës, Besnik Muçi, dhe dy anëtaret e reja Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji. Në këtë mbledhje katër anëtarët në fjalë kanë diskutuar në lidhje me legjitimitetin e Arta Vorpsit. Në përfundim, Vitore Tusha (mandati i së cilës në Kushtetuese ka përfunduar prej kohësh), ka mbyllur mbledhjen duke thënë se do të bisedojë me Arta Vorpsin dhe do ta njoftojë për vendimin e kolegëve. Por menjëherë pas mbledhjes Vitore Tusha, bëjnë të ditur burime për realstory.al, ka publikuar njoftimin në faqen zyrtare të Kushtetueses, aty ky Xhaferllari njihet si gjyqtarja e 5-të e Gjykatës.

Duket se ky është një akt i rëndë i ndërmarrë nga Vitore Tusha, pasi në asnjë rast nuk mundet që një drejtuese në detyrë e Gjykatës Kushtetuese të vendosë për çfarë po ndodh me anëtarët e saj. Dhe për më tepër bën çudi heshtja e gjyqtareve të reja, pasi një vendim i tillë duhet të merret në unison me 4 anëtarët legjitim të Gjykatës Kushtetuese ose në rastin më të mirë do të duhet që Gjykata të plotësohet me 6 anëtarë dhe më pas të merret një vendim i tillë.

Burimet thonë për realstory.al se Marsida Xhaferllari është po aq e pezulluar sa edhe Arta Vorpsi dhe se Gjykata Kushtetuese duhet të bëhet me 6 anëtarë sikurse parashikohet në nenin 127/d të Kushtetutës për të marrë një vendim të tillë./RealStory

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARMAND MEHMETI/ Armiqtë imagjinarë, fabula e dështuar e Metës për t’i devijuar armikut të tij real, drejtësisë
Previous article BASHA SI META/ Akuza ndaj Ardian Dvoranit: Simbol i korrupsionit dhe i kapjes së shtetit

k.autor

Postime të ngjashme

"NËSE EVITOHEN PARREGULLSI DO TË MERREN MASA"/ 37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, reagon MSH: Do të hetohet i gjithë procesi Aktualitet

"NËSE EVITOHEN PARREGULLSI DO TË MERREN MASA"/ 37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, reagon MSH: Do të hetohet i gjithë procesi

"BËRA NJË ZOTIM QË PO BËHET REALITET"/ Rama flet për sigurinë në shkolla: 20 institucionet e para në Tiranë janë pajisur me kamerat inteligjente... Politikë

"BËRA NJË ZOTIM QË PO BËHET REALITET"/ Rama flet për sigurinë në shkolla: 20 institucionet e para në Tiranë janë pajisur me kamerat inteligjente...

DREJT DETYRËS SI PRESIDENT I KOSOVËS/ Bekim Sejdiu: Do t’i shërbej me përkushtim shtetit dhe qytetarëve Breaking News

DREJT DETYRËS SI PRESIDENT I KOSOVËS/ Bekim Sejdiu: Do t’i shërbej me përkushtim shtetit dhe qytetarëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT