Presidenti i Republikës, Ilir Meta nuk eshte shprehur ende me dekret lidhur me propozimin e derguar nga kryeministi Rama per emrin e ri te Ministrit te Brendshem.
Zyrtarisht afati per t’u shprehur eshte deri ne 7 dite, por burimet bejne me dije se me teper se pritja ne respekt te afatit te sanksionuar me ligj, flitet per nje ‘ngerc’ lidhur me te zgjedhurin e ri, Sander Lleshi.
Behet fjale per faktin nese ai mban nderkohe ndonje pozicion tjeter ne Forcat e Armatosura, apo jo.
Per kete, Presidenca i eshte drejtuar me kerkese zyrtare Ministrisë së Mbrojtjes, ne te cilen i kerkon informacion, nëse Lleshi mban ende ndonje detyre shteterore apo jo.
Kerkesa e Presidences behet ne mbeshtetje te Kushtetutes se Shqiperise, saktesisht ne nenin 103 të saj ku theksohet:
“Ministri nuk mund të ushtrojë asnjë veprimtari tjetër shtetërore dhe as të jetë drejtues ose anëtar i organeve të shoqërisë civile. Ministri nuk mund të ushtrojë asnjë veprimtari tjetër përveç detyrës së tij si ministër”.


