• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NGECJE NË PËRPARIM ME NEGOCIATAT”/ Mickoski e “lexon” ndryshe raportin e KE: Jemi para Shqipërisë
Home
Rajon

“NGECJE NË PËRPARIM ME NEGOCIATAT”/ Mickoski e “lexon” ndryshe raportin e KE: Jemi para Shqipërisë

6 November, 2025 s.autor Rajon

“Progres i kufizuar në fushën e drejtësisë, ngecje e theksuar në luftën kundër korrupsionit dhe mosrealizimi i ndryshimit të kushtetutës”-ishin disa nga kritikat në raportin e KE-së për Maqedoninë e Veriut, por që kryeministri i Hrisijan Mickoski i lexon ndryshe.

Në raport theksohej se Maqedonia e Veriut nuk ka ndërmarrë hapa vendimtarë për të përparuar në negociatat brenda këtij viti në union, ndërsa Mickoski shprehet se nëse realizohen ndryshimet kushtetuese, “do të jemi më të mirët, kampionët dhe do të marrim veto të re”.

Përveç ndryshimeve kushtetuese, Mickoski thotë se është jashtëzakonisht i kënaqur me vërejtjet në Raport sepse, siç thotë ai, vendi nuk po shkon prapa.

“Ka ngecje në disa fusha, të gjithë e dimë se cilat janë, që është sundimi i ligjit, lufta kundër krimit dhe korrupsionit. Vazhdoj të them se nevojiten ndryshime në Këshillin Gjyqësor dhe në Prokurori. Tani, pas zgjedhjeve, do të merremi me këtë temë shumë më seriozisht. Në të gjitha fushat e tjera, ka pasur përparim të vogël ose të rëndësishëm, kështu që në përgjithësi mund ta vlerësoj Raportin si të mirë”, thotë Mickoski.
Sipas tij, vendi është shumë përpara Shqipërisë në tetë fusha, megjithëse, siç thotë ai, disa nga komisionerët evropianë bëjnë deklarata të tilla.

“Kur analizohet situata dhe gatishmëria e vendeve – vlerësimi objektiv është se Mali i Zi është i pari, në vendin e dytë jemi ne dhe Serbia, dhe pastaj vijnë Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova. Por ne duhet të punojmë dhe do të punojmë. Unë jam absolutisht i përqendruar në reforma, kjo qeveri është reformiste dhe jam i inkurajuar nga mesazhet për reformat në fushën e ekonomisë, luftën kundër pastrimit të parave, futjen e një sistemi të përbashkët pagesash, doganat, roaming-un e lirë. Do të zbatohet në një mënyrë të tillë që ka shumë gjëra për t’u lavdëruar dhe kjo më inkurajon”, shtoi kryeministri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GRANIT XHAKA "MANHIT" ANGLINË/ Carragher: Blerja e sezonit, ka impakt të frikshëm
Previous article TË TJERA DETAJE/ I dyshuari kryesor për grabitjen në Luvër është një Youtube-r

s.autor

Postime të ngjashme

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës? Breaking News

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës?

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen! Rajon

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen!

SOT, DITA VENDIMTARE PËR KOSOVËN/ Protesta për Specialen rikthehet para Kuvendit, në mesnatë skadon dhe afati për Presidentin! A do ketë sërish zgjedhje? Breaking News

SOT, DITA VENDIMTARE PËR KOSOVËN/ Protesta për Specialen rikthehet para Kuvendit, në mesnatë skadon dhe afati për Presidentin! A do ketë sërish zgjedhje?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT