Shqiptarët, sidomos të rinjtë,duket se sa herë dalin nga territory i Shqipërisë, gabojnë dhe bien pre e mashtrimeve, pazareve, e gjithashtu edhe e atyre rasteve kur ngacmimet seksuale i kthehen në mënyrë jetese.
Ditën e sotme një lajm i bërë i ditur nga mediat greke, shkruante se një 31 vjeçar ishte denoncuar nga një e re greke pasi ky i fundit kishte tentuar të kryente marrëdhenie me të pa dëshirën e saj.
Çfarë ndodhi sot:
Një 31-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi nën akuzën se ka tentuar të përdhunojë një turiste 21 vjeçe nga Anglia.
Arrestimi erdhi pas denoncimit që 21-vjeçarja bëri paraditen e djeshme, rreth orës 11, në departamentin e policisë së Rodosit. Vajza tha se shqiptari u përpoq të kryente marrëdhënie seksuale me të, kundër dëshirës së saj. Sipas dëshmisë së vajzës publikuar nga mediat lokale, ajo tha në polici se: natën e shkuar shkoi në një bar të ishullit për tu argëtuar ku edhe njohu 31-vjeçarin. Pasi e kaloi natën jashtë, në agim u ndodhën në pishinën e lokalit, ki ai nisi të bëhej i guximshëm, i hoqi reçipetat vajzës dhe nisi ta prekë në zonat intime. Por, ajo kundërshtoi duke u larguar dhe shkoi në polici ku bëri kallëzimin.
Kjo vuri në lëvizje efektivët që vunë në pranga shqiptarin.
Rastet:
Ngacmonte të miturat, arrestohet 21 vjeçari në Gjermani
Në pranverë të ketij viti një 21 vjeçar shqiptar ra në pranga pasi ngacmonte vajza të mitura në Gjermani.
Policia e ka arrestuar menjehere pas denoncimeve, duke kërkuar edhe dëshmitarë.
Vajzat ishin të moshës 15 dhe 16 vjeçare.
Ngacmonte të miturat në parqet e Greqisë
Policia greke ka publikoi identitetin dhe foton e një shqiptari, i cili është arrestuar nën akuzën e ‘ngacmimeve seksuale ndaj të miturve’.
Bëhet fjalë për 45-vjeçarin Gramos Gegën, ndërsa ai është arrestuar Sipas burimeve policore shqiptari është kapur në parkun e Pireut teksa ngacmonte seksualisht fëmijë të mitur.
Ngacmoi seksualisht pesë femra, u dënua me burg
Po në Gjermani, është arrestuar një 22 vjeçar shqiptar.
Ai quhet Ronald Kuzari, dhe u dënua me 2.5 vjet burg pasi akuzohet se kishte ngacmuar seksualisht pesë femra.
Gjyqtarja e seancës Carla Scheidle, deklaroi, se përveç burgut shqiptari duhet t’u paguajë 3000 euro dëmshpërblim secilës grua të dhunuar.
22 vjeçari mendohet se tani ndodhet në Shqipëri.
/AlpeNews.al





