• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGACMOI SEKSUALISHT TË MITURËN 5-VJEÇE/ Ja sa vite burg u dënua burri nga Berati (EMRI)
Home
Aktualitet
Kronikë

NGACMOI SEKSUALISHT TË MITURËN 5-VJEÇE/ Ja sa vite burg u dënua burri nga Berati (EMRI)

2 February, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Dënohet me 6 vite e 8 muaj burg 48-vjeçari Sokol Kapinova, i akuzuar për “marrëdhënie seksuale me të mitur, e mbetur në tentativë”. Prokurori Dritan Gripshi kërkoi për Kapinovë 9 vite burg. Ngjarja ndodhi në 18 Qershor 2020 në banesën e Kapinovës, që ngacmoi seksualisht një të mitur 5-vjeçe

Ka përfunduar sot çështja penale në ngarkim të të pandehurit Sokol Kapinova, i akuzuar për veprën penale “marrëdhenie seksuale ose homoseksuale me të mitur, e mbetur në tentativë”, parashikuar nga Neni 100/1-e22 i Kodit Penal.

Gazetarja Eneida Petova raporton për “Balkanweb” se Sokol Kapinova, 48 vjeç,është përfaqësuar në seancën gjyqësore nga avokati i tij mbrojtës. Prokurori i çeshtjes, Dritan Gritan Gripshi, i kërkoi Gjykatës së Shkallës së Parë Berat dënimin e tij me 9 vite burgim.

foto galeri PreviousNext
Sipas prokurorit, akuza në ngarkim të 48-vjeçarit Kapinova provohet nga aktet e ekspertimit si dhe nga provat shkencore dhe ato me dëshmitarë.

Mësohet se gjatë të gjitha seancave gjyqësore ku i pandehuri ka qenë i pranishëm, ai e ka mohuar akuzën dhe nuk ka shprehur pendesë. Trupi i gjykues i përbërë nga gjyqtarët: Durim Hasa, Matilda Llangozi dhe kryesuesja Entela Gjoni, pasi kanë dëgjuar prerendimet e palëve, e kanë shpallur Kapinovën fajtor dhe e kanë dënuar përfundimisht me 6 vite e 9 muaj burgim ,të cilat do t’i kryejë në burgjet e sigurisë së zakonshme.

Ngjarja

Ngjarja e rëndë ndodhi në 18 Qershor 2020 në lagjen “Barrikadë” të qytetit të Beratit. E mitura 5 vjeçe u ngacmua seksualisht nga komshiu i saj,48-vjeçari Sokol Kapinova,që rezultoi të ishte i njohur nga banorët e lagjes si përdorues i rregullt i alkoolit.

Edhe pse policia e Beratit nuk dha pas ngjarjes së rëndë asnjë informacion në lidhje me dinamikën e saj, nga burime brenda familjarëve u mësua se 48-vjeçari e kishte gënjyer vajzën 5-vjeçe së bashku me motrën e saj 7-vjeçe me ëmbëlsira dhe kumbulla, duke i futur të dyja brenda në banesën e tij.

Më pas, ai futi në njërën nga dhomat 5-vjeçaren dhe e ngacmoi atë seksualisht. Por, kur e mitura filloi të qajë, ai i la të dalin jashtë, pa menduar se motrat do t’u tregonin prindërve atë çfarë kishte ndodhur në banesën e tij. Nga vizita mjekësore që u krye nga mjekët specialistë rezultoi se 5-vjeçarja kishte shenja të ngacmimit seksual.

48-vjeçari Sokol Kapinova mësohet se rrinte shpesh dhe luante me fëmijët e lagjes në sheshpushimet përpara pallateve, por deri përpara ngjarjes së rëndë askush nga banorët e lagjes “Barrikadë” nuk ishte ankuar për sjelljet e tij ndaj fëmijëve. Ai jetonte i vetëm dhe banorët e lagjes e njihnin atë si një person të alkoolizuar

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ORIGJINA E COVID/ Ekspertët e OBSH-së vizitojnë qendrën e veterinerëve në Wuhan
Previous article SKANDALI I TEAS/ Reagon Ana për herë të parë: Në momentin që ti zgjedh të dalësh çift...

s.autor

Postime të ngjashme

TENSIONET PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët rezistencë: Arrestoni Ramën! Hidhet ujë në drejtim të protestuesve Aktualitet

TENSIONET PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët rezistencë: Arrestoni Ramën! Hidhet ujë në drejtim të protestuesve

TRAGJEDIA NË VAUN E DEJËS/ Urgjenca reagon pas akuzave të banorëve: Ambulanca kishte defekt teknik... Aktualitet

TRAGJEDIA NË VAUN E DEJËS/ Urgjenca reagon pas akuzave të banorëve: Ambulanca kishte defekt teknik...

"NA PROVOKOI"/ Zbardhet arsyeja pse ndryshoi skenari i protestës së sotme: Rama në zyrë… Aktualitet

"NA PROVOKOI"/ Zbardhet arsyeja pse ndryshoi skenari i protestës së sotme: Rama në zyrë…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT