• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGACMOI SEKSUALISHT DY TË MITURA/ Pas pezullimit nga detyra, sot drejtori i shkollës pritet të dalë para gjykatës
Home
Aktualitet
Kronikë

NGACMOI SEKSUALISHT DY TË MITURA/ Pas pezullimit nga detyra, sot drejtori i shkollës pritet të dalë para gjykatës

9 November, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Pas publikimit të skandalit ku drejtori i shkollës në fshatin Strockë të Pogradecit ngacmonte dy vajza të klasës së nëntë jo vetëm në ambientet e shkollës, por edhe nëpërmjet mesazheve gjatë orëve të natës, Drejtoria Vendore e Arsimit Parauniversitar të Korçës ka pezulluar nga detyra 59-vjeçarin Adriatik Haxhillari.

Pezullimi i tij nga detyra është bërë deri në përfundim të hetimeve dhe dhënien e një vendimi nga ana e gjykatës. Nga ana tjetër, Prokuroria e Pogradecit ka kërkuar 40 ditë burg për Haxhillarin, kohë e mjaftueshme për nxjerrjen e ekspertizës dhe më pas do të vendoset nëse Haxhillari do të shkojë për gjykim ose jo.

ARRESTIMI

Drejtori 59-vjeçar i shkollës në fshatin Stropckë përfundoi në pranga gjatë fundjavës pas ngacmimit seksual që u kishte bërë dy nxënëseve 14-vjeçare. Haxhillari dyshohet se ka bërë veprime ngacmuese ndaj 2 vajzave të klasës së 9-të fillimisht në ambientet e shkollës dhe më pas u ka dërguar mesazhe nëpërmjet celularit në orët e vona të natës. Zbulimi u bë rastësisht, pasi vajzat nuk kishin treguar në familje, ndërsa ngacmimet seksuale kanë zgjatur për një periudhë gati 1-mujore. Kafshime të buzës gjatë orës së mësimit, ngacmime në oborrin e shkollës dhe më pas edhe SMS në numrat e celularit në orën 23:00 duket se kanë qenë ato që kanë bërë që drejtori, i cili njëherazi jepte edhe lëndën e gjeografisë, të përfundojë në pranga. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale ‘Ngacmimi seksual’, të shtetasit A. H., 59 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy 14- vjeçare”, sqaroi Policia e Pogradecit.

ZBULIMI I NGJARJES

Sipas të dhënave, dy të miturat, nxënëse të klasës së 9- të, nuk u kanë treguar familjarëve se po ngacmoheshin nga drejtori. Burimet thanë se vëllai i njërës prej vajzave ka zbuluar fillimisht mesazhet që drejtori i kishte dërguar motrës së tij minorene. Pas kësaj, ai ka shkuar në shkollë dhe ka goditur me grusht drejtorin. Një ditë më vonë drejtori e ka thirrur të riun dhe i ka kërkuar falje, duke i premtuar se çështja do të mbyllej. Por Haxhillari nuk e ka mbyllur me kaq, duke dërguar sërish mesazhe në celular dhe duke bërë shenja dhe “kafshime buzësh” në ambientet e shkollës.

Më pas njëra prej vajzave i është drejtuar mësueses kujdestare, ndërsa më pas e mitura është shoqëruar në Komisariatin e Pogradecit për të dhënë dëshminë e saj. E mitura jetonte me gjyshërit dhe vëllanë e saj adoleshent, pasi prindërit ishin emigrantë në shtetin grek, ndërkohë që ngacmimet me mesazhet në celular përmbanin fjalor të papërshtatshëm. Pas bisedës me mësuesen kujdestare, edhe e mitura tjetër ka ngritur të njëjtin shqetësim dhe së bashku me babanë e kësaj të fundit, ato kanë shkuar në komisariat për të denoncuar këtë rast, ndërsa Policia ka arrestuar drejtorin.

Në prani të psikologes, dy vajzat e mitura rrëfyen shenjat provokuese që merrnin nga drejtori gjatë orëve të mësimit dhe SMS-të me përmbajtje provokuese që u vinin gjatë orëve të natës. Drejtori i shkollës, sipas të dhënave të Policisë, në asnjë rast nuk e ka pranuar ngjarjen, duke mohuar kategorikisht ngacmimin e vajzave, ndërsa pritet të dalë para gjykatës gjatë ditës së martë për t’u njohur me masën e sigurisë.

Si i gjeti drejtori numrat e nxënëseve

Mësuesi i gjeografisë, i cili mbante gjithashtu edhe postin e drejtorit të shkollës, ka ngacmuar adoleshentet jo vetëm gjatë kohës që ato ishin në shkollë, por edhe gjatë orëve të mbrëmjes. Burime pranë grupit hetimor thanë se është duke u punuar për të verifikuar mesazhet dhe telefonatat në celular sipas pretendimeve të vajzave. Gjithashtu, dyshohet se drejtori mund t’i ketë siguruar numrat e tyre të kontaktit për shkak se kishte akses te sistemi online që është përdorur për të zhvilluar mësimin gjatë periudhës së pandemisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK PRANOJNË TË VAKSINOHEN? Ja çfarë vendimi ka marrë Singapori për ata që nuk i përgjigjen thirrjes për vaksinim
Previous article AS PFIZER, AS ASTRA ZENECA/ Greqia nuk njeh certifikatat e vaksinimit të shqiptarëve

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Eurodeputetja mesazh Ramës: A po na dëgjon? Kërkesat e protestuesve janë të qarta! Aktualitet

PROTESTA/ Eurodeputetja mesazh Ramës: A po na dëgjon? Kërkesat e protestuesve janë të qarta!

PËRSHKALLËZOHET PROTESTA/ PËRPLASJE tek Politekniku! Protestuesit hyjnë me forcë, kërkojnë banderolën Aktualitet

PËRSHKALLËZOHET PROTESTA/ PËRPLASJE tek Politekniku! Protestuesit hyjnë me forcë, kërkojnë banderolën

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Nis marshimi, protestuesit drejt Kryeministrisë Aktualitet

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Nis marshimi, protestuesit drejt Kryeministrisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT