• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AS PFIZER, AS ASTRA ZENECA/ Greqia nuk njeh certifikatat e vaksinimit të shqiptarëve
Home
Sociale

AS PFIZER, AS ASTRA ZENECA/ Greqia nuk njeh certifikatat e vaksinimit të shqiptarëve

9 November, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Greqia nuk njeh certifikatat e vaksinimit të shqiptarëve, madje edhe të vaksinave Pfizer e Astra Zeneca. Dëshmitë e para tepër shqetësuese, jo vetëm nga shtetasit shqiptarë, por nga mjaft vizitorë të vendit nga shtete jo-anëtare të BE-së, kanë arritur tashmë tek autoritetet greke. Për çështjen është pozicionuar dje në mbrëmje zyrtarisht zv/ministri i Qeverisjes Dixhitale, kompetent për Lehtësimin e Procedurave, Jorgos Jeorgantas.

Duket se në Greqi njihen vetëm certifikatat e vaksinave të miratuara në BE, kështu që shtetasit shqiptarë me vaksinën kineze nuk konsiderohen të vaksinuar në Greqi.

BW shkruan se përveç kësaj, po brenda këtyre ditëve është zbuluar një rrjet certifikatash false nga Bullgaria, e konsideruar si një nga arsyet e fluksit të madh të të infektuarve. Situata e shkaktuar nga certifikatat false të vaksinave si Pfizer e Moderna është tepër dramatike, sidomos në Selanik e Greqinë Veriore, ku muajin e fundit rastet e evidentuara janë me qindra.

Ndërkohë që Jeorgantas ka pranuar se sistemi grek njeh automatikisht certifikatat e vaksinimit të vendeve të BE-së, por nuk ekziston askund një sistem i tillë i përsosur për identifikimin e çdo certifikate, nga vendet e ndryshme tw botës. Me sa duket nw sistemin e BE-së ku përfshihen edhe 16 vende jo-anëtare, nuk janë përfshirë vendet ballkanike, mes tyre edhe Shqipëria. Për këtë arsye, akoma edhe vizitorët shqiptarëve të vaksinuar me Pfizer, ka shumë mundësi të mos iu njihet kodi gjatë kontrollit të autoriteteve greke.

Jeorgantas ka deklaruar se brenda kësaj jave, me procedurë urgjente do të paraqitet reformë ligjore dhe vendim i posaçëm i ministrisë së Shëndetësisë dhe ministrisë së Qeverisjes Dixhitale greke për dy sisteme të reja regjistrimi elektronik, një për certifikatat e vaksinimit jashtë BE-së, përfshi Shqipërinë, e një i dytë për sa vizitorë vendosin të marrin dozën e tretë (dozën kujtesë) të vaksinës në Greqi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGACMOI SEKSUALISHT DY TË MITURA/ Pas pezullimit nga detyra, sot drejtori i shkollës pritet të dalë para gjykatës
Previous article GRABITJA E PËRGJAKSHME/ Si shqiptari vrau punonjësin e dyqanit në Selanik (DETAJET)

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Eurodeputetja mesazh Ramës: A po na dëgjon? Kërkesat e protestuesve janë të qarta! Aktualitet

PROTESTA/ Eurodeputetja mesazh Ramës: A po na dëgjon? Kërkesat e protestuesve janë të qarta!

PËRSHKALLËZOHET PROTESTA/ PËRPLASJE tek Politekniku! Protestuesit hyjnë me forcë, kërkojnë banderolën Aktualitet

PËRSHKALLËZOHET PROTESTA/ PËRPLASJE tek Politekniku! Protestuesit hyjnë me forcë, kërkojnë banderolën

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Nis marshimi, protestuesit drejt Kryeministrisë Aktualitet

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Nis marshimi, protestuesit drejt Kryeministrisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT