• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NGACMOHEN NGA TALEBANËT/ Çiftet në Afganistan detyrohen t’i shmangin restorantet! E reja rrëfen incidentet
Home
Nderkombetare

NGACMOHEN NGA TALEBANËT/ Çiftet në Afganistan detyrohen t’i shmangin restorantet! E reja rrëfen incidentet

25 September, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Maryam Hotakut i pëlqen të hajë jashtë dhe kryeqyteti i Afganistanit, Kabul, ku ajo jeton, ka një numër të madh restorantesh, që ofrojnë qebapë, pilaf me mish viçi dhe petë të shijshme “manto”. Restorantet e qytetit me pesë milionë banorë kanë kuzhinë të huaj dhe afgane. Për fat të keq, shumë prej tyre tani janë të shtrenjta për shumë afganë që luftojnë për të mbijetuar krizat humanitare dhe ekonomike – një vit pasi talibanët kanë marrë pushtetin.

Por, Hotak ka ndaluar së ngrëni jashtë me bashkëshortin e saj për një arsye tjetër. Ajo thotë se ngacmimet e pandërprera nga talibanët fanatikë i kanë bërë të mos dalin më në restorante. “Militantët talibanë ju marrin vazhdimisht në pyetje kur hani jashtë”, thotë ajo, duke kujtuar një incident të fundit. “Ata e pyetën burrin tim: Kush është ajo dhe pse e keni sjellë këtu? Kur u thamë se ishim të martuar, na kërkuan prova”. Hotak thotë se ngjarja e sikletshme i detyroi ata të mos hanë më jashtë. “Nuk jemi të vetmit”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë.

“Kjo është arsyeja përse shumë klientë nuk shkojnë më në restorante – gjë që i bën ato të duken të shkreta”, thotë Hotak. Idreesi, menaxher i një restoranti të shtrenjtë në Kabul, thotë se biznesi i tij i ka humbur me shpejtësi klientët, për shkak të ngacmimeve nga talibanët. “Ne kemi qenë vazhdimisht dëshmitarë… kur shihnin një çift apo çifte të ulura së bashku, i pyesnin se çfarë lidhjesh kanë”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë. Idreesi thotë se klientët e tij shmangin vizitat në restorant, për shkak të frikës nga talibanët.

“Njerëzit vinin me familjet e tyre dhe burrave u pëlqente t’i sillnin të fejuarat e tyre këtu. Por, tani, talibanët i marrin në pyetje kur janë të ulur bashkë. Kjo është arsyeja përse njerëzit po i shmangin restorantet – gjë që na e ka shkatërruar biznesin”, thotë ai. Prej se kanë marrë pushtetin në gusht të vitit 2021, talibanët e kanë bërë ndarjen gjinore hallkë të politikës së tyre.

talebanet1

Grupi islamik i linjës së ashpër i ka ndaluar vajzat të shkojnë në shkollë të mesme dhe i ka dekurajuar gratë që të punojnë dhe të luajnë ndonjë rol të rëndësishëm në jetën publike. Autoritetet talibane kanë arrestuar dhe keqtrajtuar gra aktiviste dhe gazetare. Bizneset e udhëhequra nga gratë ose janë mbyllur, ose janë duke u përballur me vështirësi ekonomike. Në maj, talibanët i kanë ndaluar burrat dhe gratë të hanë së bashku në qytetin Herat.

Riazullah Seerat, zyrtar taliban në Ministrinë për Promovimin e Virtytit dhe Parandalimin e Vesit në Herat, i ka thënë agjencisë së lajmeve AFP se restorantet janë paralajmëruar gojarisht se çiftet nuk lejohen të darkojnë “edhe nëse janë burrë e grua”. Në Kabul, Mohammad Sadiq Akif Mohajir, zëdhënës i kësaj ministrie, ka mohuar se talibanët i marrin në pyetje çiftet në restorante.

“Pretendimet e tilla nuk janë gjë tjetër veçse propagandë e thjeshtë”, ka thënë ai për Radion Evropa e Lirë. Edhe pse shumica e afganëve preferojnë të hanë në shtëpi, biznesi i restoranteve është rritur shumë në dy dekadat e fundit, sidomos në Kabul dhe disa qytete të tjera. Mohammad Khan, pronar i një restoranti në kryeqytetin afgan, thotë se biznesi i tij është duke vdekur ngadalë.

maryam hotaku1

Ai thotë se i ka humbur klientët për shkak të kufizimeve nga talibanët dhe rritjes së çmimeve të ushqimeve. Në shumicën e ditëve thotë se ka shumë pak klientë. “Ne, thjesht, rrimë këtu nga mëngjesi deri në mbrëmje. Biznesi është pothuajse zero”./ REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "E ARDHMJA E PËRJETSHME VARET NGA E TASHMJA"/ Papa Françesku: Nëse ngremë mure, do të mbetemi të burgosur
Previous article SESIONI I 77-TË I ASAMBLESË SË PËRGJITHSHME TË OKB-SË/ Xhaçka: Vendi ynë gëzon tashmë një imazh serioz e të respektuar në arenën ndërkombëtare

s.autor

Postime të ngjashme

KRIZA E CEUTËS TRONDIT EUROPËN/ Por shifrat e Frontex tregojnë një tjetër realitet Botë

KRIZA E CEUTËS TRONDIT EUROPËN/ Por shifrat e Frontex tregojnë një tjetër realitet

ZJARRET NË EVROPË/ Greqia nën alarm, evakuime edhe nga deti! Në Spanjë e Francë flakët vihet nën kontroll Botë

ZJARRET NË EVROPË/ Greqia nën alarm, evakuime edhe nga deti! Në Spanjë e Francë flakët vihet nën kontroll

ALARMI NGA MINAT DETARE/ Turqia, Rumania dhe Bullgaria ndërhyjnë me plan të përbashkët Botë

ALARMI NGA MINAT DETARE/ Turqia, Rumania dhe Bullgaria ndërhyjnë me plan të përbashkët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT