• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NGA ZONA E LIRË EKONOMIKE TEK…/ Veliaj prezanton projektet: Do të bëj më të mirën për Tiranën
Home
Politikë

NGA ZONA E LIRË EKONOMIKE TEK…/ Veliaj prezanton projektet: Do të bëj më të mirën për Tiranën

30 July, 2019 Lubjana.autor Breaking News, Politikë

Pas betimit si kryetar i Bashkisë së Tiranës edhe për një mandate të dytë, Erion Veliaj shprehu angazhimin se nuk do t’i zhgënjejë qytetarët dhe se do të punojë për vijimin e projekteve transformuese për qytetin. Në fjalën e mbajtur në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, Veliaj u betua se do të bëjë më të mirën për Tiranën e shekullit të ri.

“Ju premtoj që nuk do t’ju zhgënjej dhe që do të vendos të gjithë energjinë time edhe të stafit, në përmbushje të çdo premtimi që kemi dhënë bashkë. Siç e tha kryeministri, sot nuk e kemi më luksin të krahasohemi me ata që shkuan, por sot kemi një detyrim të jashtëzakonshëm të krahasohemi me ambicien edhe me ëndrrat tona. Kështu që për ambicien, për ëndrrat dhe për të gjithë përkushtimin tonë, betohem para jush që do të bëj më të mirën për Tiranën e shekullit të ri”, theksoi Veliaj.

Në fjalën e tij, Veliaj renditi disa nga projektet që do të bëjë në këtë mandat të dytë, duke nisur që nga zona e lirë ekonomike që do i japë një impuls të ri ekonomisë tek nisja e punës për Kampusin e Ri Universitar. “Dua që grupi që do të punojë për urbanistikën, menjëherë t’i bashkohet zv/ kryetarit, për të lehtësuar të gjithë procedurat për Kampusin e Ri Universitar. E përmendi kryeministri, jemi bashkë sërish , për të mbajtur premtimin e kryeministrit me studentët. Kemi rinovuar shumicën e godinave në Qytetin Studenti, na kanë ngelur edhe tre të fundit, megjithatë komisioni I Urbanistikës që do të punojë për gjithë çështjet e Kampusit të Ri Univeristar do të duhet që ta adresojë këtë që një mbledhjen e parë për të ecur përpara”, tha Veliaj.

Teksa theksoi se Tirana është në pesëshen finale për të qenë kryeqyteti evropian i Rinisë në 2022, Veliaj shprehu ambicien për të ndërruar më shumë shkolla, kopshte, çerdhe. “Jam sot shumë krenar që Tiranën e kemi kthyer në një qytet shumë cilësor për fëmijët dhe do të doja që t’i kishim gjithmonë parasysh në të gjithë vendimmarrjet tona. 17 shkollat e reja janë në punë e sipër. Ne kemi ndryshuar ligjet e Urbanistikës, çdo leje tani jo vetëm taksohet më shumë ndërtuesi, por kushtëzohet me marrjen e tokës së pandërtuar në dhuratë, pra në pronësi të Bashkisë, për t’u siguruar që të njëjtën gjë që po bëjmë me shkollat të bëjmë me kopshtet e çerdhet e Tiranës”, tha ai.

Por një nga xhevahirët e Tiranës është Bulevardi I ri ku po projektophet Tirana e 100 viteve të ardhshme. “Nëse në 100 vitet e fundit Tirana është rritur përtej një shtylle kurrizore që quhet bulevardi i vjetër, parashikojmë që në 100 vitet e ardhshme Tirana të rritet tek ai që quhet bulevardi I ri. Kemi vënë pllakën e parë me kryeministrin në fillim të këtij mandati dhe jam i lumtur që më fund e pamë të përfundojë kjo shtyllë e re kurrizore e Tiranës që zgjat dy herë gjatësinë e qytetit dhe të shikojmë se si ajo që quhet zona Fin Tech, të vazhdojë e të zhvillohet në zonën e bulevardit të ri ku besoj të gjithë do jemi krenarë dhe kur t’i lëmë këto poste, për të thënë që nisëm një shekull të ri për Tiranën tone”, deklaroi kryebashkiaku Veliaj i cili nga sot nis mandatin e dytë në krye të Tiranës duke e udhëhequr drejt të katër vjeçari të ri transformues.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "AUDI CUP" 2019/ Tottenham mposht "Galaktikët" (VIDEO)
Previous article PO NGJITET LARTË NË "HOLLYWOOD"/ Blerim Destani publikon foton me "legjendën e gjallë" të filmave

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

VIJON MARSHIMI NË TIRANË/ Protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen Breaking News

VIJON MARSHIMI NË TIRANË/ Protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen

"DJE KOMANDANT ME PAGESË, SOT SHËRBËTOR..."/ Rama i nxjerr videon Dritan Goxhajt Politikë

"DJE KOMANDANT ME PAGESË, SOT SHËRBËTOR..."/ Rama i nxjerr videon Dritan Goxhajt

"KRYEMINISTRI PO ZVOGËLOHET I TREMBUR"/ Protestuesja: Ka ardhur koha për lëvizje mbarëkombëtare Politikë

"KRYEMINISTRI PO ZVOGËLOHET I TREMBUR"/ Protestuesja: Ka ardhur koha për lëvizje mbarëkombëtare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT