• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NGA “VIJA E KUQE” TEK “MANDATET ME GJAK”/ Dy fytyrat e PD-së për fundin e bojkotit
Home
Politikë

NGA “VIJA E KUQE” TEK “MANDATET ME GJAK”/ Dy fytyrat e PD-së për fundin e bojkotit

18 December, 2018 F.autor Breaking News, Politikë

Partia Demokratike i është përgjigjur sot gjithë talljeve, shpotive dhe kritikave se po kthehet në kuvend thjeshtë nga frika e humbjes së mandateve, me një ton serioz dhe të argumentuar.

Ajo ka bërë të ditur se ky akt, nuk ka të bëjë aspak me interesat personale të deputetëve të saj, as me frikën e përçarjes të aleancës.

Ajo ka insistuar të mos e lidhë atë as me thirrjet e Monika Kryemadhit se “nuk i dorzojmë mandatet e fituara me gjak” dhe as me shantazhet e buta të Fatmir Mediut se “opozitarizmit i shërbehet më mirë në parlament”.

Zyrtarisht PD ka shpallur se do hyjë në atë sallë për t’i shërbyer zgjidhjes së çështjes së studentëve dhe asaj të vettingut të politikës.

Vështirë se ndokush mund ta kapërdijë këtë justifikim, por edhe nëse po, pas tij ngrihen disa pyetje.

Pse kur PD këtë punë e pasaka pasur një lojë me “hyr e dil”, nuk u fut në Parlament edhe kur u diskutua kthimi i ligjit të Metës për Teatrin?

A nuk e kishte caktuar ajo Teatrin “vijën e kuqe” dhe prioritetin e prioriteteve?

Pse kur u kritikua për këtë mungesë, Lulzim Basha u përgjigj me të drejtë se vendi i tyre nuk ishte në atë sallë, ku as nuk i përfillnin, as nuk i merrnin në konsideratë?

Çfarë ndryshoi nga Teatri deri tek studentët?

Pse Berisha që bëri disa herë thirrje për djegjen e mandative, sot e fshiu kujtesën e tij dhe u kujdes për imunitetin?

Të gjitha këto mund të thuheshin gjithashtu edhe për ditën kur banorët e “Astirit” protestuan para Kuvendit dhe PD nuk i mbështeti nga brenda sallës.

Natyrisht është PD që e cakton prioritetin e kuzave të saj prioritare dhe dytësore.

Eshtë ajo që vendos se kur e thyen betimin e marrëdhënies së kushtezuar me Kuvendin dhe se për cilat tema e bën këtë.

Por, pavarësisht nga këto, ajo e ka të vështirë të krijojë një konsensus të gjërë se nuk po e hedh këtë hap për të ruajtur mandatet e deputetëve.

Dhe nëse krijon këtë përshtypje në public, ky është një autogol i parikuperueshëm.

Sepse opozita nuk mund të ketë dy fytyra.

Edhe atë që i thotë shqiptarëve bashkohuni pa dallim rreth nesh për të luftuar të keqen edhe atë që e pengon të mos shikojë më larg se të ndenjurat e saj./Lapsi

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NOIZY KOPJON BABASTARS? Ja detaj që na bëri të dyshojm (FOTO+VIDEO)
Previous article "TANI JAM I GËZUAR"/ Djali që peshonte 190 kg dobësohet për tu bërë futbollist profesionist

F.autor

Postime të ngjashme

E MITURA SHQIPTARO-AMERIKANE E HUMBUR PREJ NJË JAVE/ 13-vjeçarja u gjet në Tiranë, dyshohet se është abuzuar s*ksualisht në disa qytete Aktualitet

E MITURA SHQIPTARO-AMERIKANE E HUMBUR PREJ NJË JAVE/ 13-vjeçarja u gjet në Tiranë, dyshohet se është abuzuar s*ksualisht në disa qytete

SHQIPËRI-GREQI/ Takim në Athinë mes ministrave të Jashtëm, në fokus integrimi europian dhe bashkëpunimi rajonal Politikë

SHQIPËRI-GREQI/ Takim në Athinë mes ministrave të Jashtëm, në fokus integrimi europian dhe bashkëpunimi rajonal

OPERACION I MADH NË SHKODËR/ Zbulohet laboratori nëntokësor me hyrje të kamufluar! 10 të arrestuar, mes tyre edhe 2 gra, 170 kg drogë dhe… Aktualitet

OPERACION I MADH NË SHKODËR/ Zbulohet laboratori nëntokësor me hyrje të kamufluar! 10 të arrestuar, mes tyre edhe 2 gra, 170 kg drogë dhe…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT