• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGA USHQIMET, TEK KAFENETË, ARGËTIMI DHE…/ Si u rritën çmimet gjatë pandemisë së COVID-19?
Home
Sociale

NGA USHQIMET, TEK KAFENETË, ARGËTIMI DHE…/ Si u rritën çmimet gjatë pandemisë së COVID-19?

9 June, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Muaji maj ka shënuar një rritje të përgjithshme të çmimeve në vend. Inflacioni, që mat ndryshimin vjetor të një shporte mallrash në maj ishte 2,1 %, raportoi INSTAT. Një vit më parë ky ndryshim ishte 1,5 %. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin maj 2020, krahasuar me prill 2020 është -0,8 %.

Një sërë artikujsh kanë rezultuar me rritje, ku më kryesoret janë ushqimet, pijet alkoolike dhe cigaret, komunikimi me celular, qiraja, furnizimi me ujë, tapetet, mallra dhe shërbime për mirëmbajtje shtëpie, pajisje audiovizuale, fotografike, dhe riparimi i tyre, gazetat etj. Në rritje kanë qenë dhe akomodimi në hotele, si dhe çmimet në restorante e kafene.

Sipas INSTAT, rritja vjetore e çmimeve në muajin maj është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,81 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,29 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” kanë kontribuar me +0,11 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” kanë kontribuar me +0,07 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,03 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me +0,02 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Komunikimi”, “Shërbimi arsimor” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,01 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar me -0,23 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” dhe “Shëndeti” kanë kontribuar me -0,02 pikë përqindje secili. 

Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin maj 2019, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 4,9 %, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 2,7 %, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 1,9 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,4 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,7 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,6 %, “Komunikimi” me 0,4 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,3 %, “Shërbimi arsimor” me 0,2 %. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 3,7 %, pasuar nga grupet “Veshje dhe këpucë” me 0,7 % dhe “Shëndeti” me 0,6 %.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “fruta” u rritën me 23,7 %, pasuar nga nëngrupet “zarzavate përfshirë patatet” me 6,6 %, “vajra dhe yndyrna” me 5,1 %, “peshk” me 4,5 %, “sheqer, recel, mjaltë, çokollata, dhe ëmbëlsira” me 3,7 %, etj. 

Ndryshimet mujore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Prill 2020, çmimet e grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” u ulën me 2,1 %,  pasuar nga grupet “Transporti” me 0,7 %, “Veshje dhe këpucë” me 0,5 %, “Argëtim dhe kulturë” me 0,4 % dhe “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,1 %. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Komunikimi” u rritën me 0,8 %, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,1 % secili.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ATENTATI/ Publikohet FOTO e snajperit që qëlloi mbi Ardjan Çapjan. E disponon vetëm…
Previous article TEMPERATURA DERI NË 31 GRADË/ Ja parashikimi i motit për sot

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË AUTOSTRADËN FIER-LUSHNJË/ Ndërron jetë në vend i riu, detajet Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË AUTOSTRADËN FIER-LUSHNJË/ Ndërron jetë në vend i riu, detajet

E RËNDË/ Sherri për mbeturinat, plagoset me thikë një person në Tiranë (EMRI) Aktualitet

E RËNDË/ Sherri për mbeturinat, plagoset me thikë një person në Tiranë (EMRI)

GJYQI NË ADMINISTRATIVE/ Veliaj për Ols Dadon: 500 ditë i pezulluar nga një “noter me pesa” Aktualitet

GJYQI NË ADMINISTRATIVE/ Veliaj për Ols Dadon: 500 ditë i pezulluar nga një “noter me pesa”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT