• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NGA ULËZA, NË KORÇË E SHKODËR/ Kumbaro në Parlament tregon projektet për zonat e mbrojtura dhe biodiversitetin
Home
Politikë

NGA ULËZA, NË KORÇË E SHKODËR/ Kumbaro në Parlament tregon projektet për zonat e mbrojtura dhe biodiversitetin

19 December, 2024 s.autor Politikë

Gjatë interpelancës në Parlament, Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro ka folur edhe për projektet për ruajtjen dhe promovimin e zonave të mbrojtura dhe biodiversitetit për vitin 2025.

“Investimet në zonat e mbrojtura do të vazhdojnë të jenë në fokus edhe në vitin 2025, ku vetëm falë buxhetit të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, do të kryejmë Investimin infrastrukturor për EKO-Park-Ulzën, duke nxjerrë në dritë një tjetër perlë të natyrës dhe të zonave të mbrojtura të Shqipërisë në veri; Por duke shfrytëzuar edhe gjithë pjesën historike duke e kryer edhe muzealizimin e hidrocentralit të Ulëzës për të gjithë kureshtarët. Ky është vizioni që i shndërron këto zona të vizitueshme, të pëlqyeshme dhe i nxjerr nga errësira. Fillon po brenda vitit 2025 ndërtimi i një Qendre Multifunksionale dhe edukimi natyror së bashku me muzeun edukativ të natyrës në Korçë, sikurse dhe një tjetër të tillë në Drilon, që ju nxis ta vizitoni se Parku Natyror i Drilon-Tushemishtit ka dalë në dritë. Unë e di që shkoni, po këtë keni ju, bukuritë që ne ndërtojmë i shijoni e i gëzoni, por kur vini këtu mbani ‘koburen e sharjeve në brez’ njësoj siç bëtë më Parkun e Liqenit. Por gjithashtu do të ecim përpara me ndërtimin e Qendrës Multifuksionale në Vjosë, projekt që erdhi pas një konkursi ndërkombëtar dhe i projektuar me një stacion kryesor në Tepelenë dhe dy stacione plotësuese në Përmet dhe në Vlorë, ku pikërisht për shkak të gjatësisë dhe sipërfaqes mbi 12 mijë hektarë të Parkut Kombëtar, synojmë të krijojmë një tjetër atraksion ekoturistik duke promovuar vlerat e biodiversitetit të lumit të fundit të egër në Europë, i cili gjatë dy viteve të fundit është kthyer në pasaportë të promovimit ndërkombëtar për vendin. Dhe jo më larg se një javë më parë, Këshilli i Ministrave mori vendimin për të krijuar Zyrën e Administrimit të Parkut Kombëtar të Lumit të Vjosës, duke qenë se është një park që kalon në katër qarqe të ndryshme, nuk mund ta linim pa një mirëadministrim të dedikuar!”, u shpreh Kumbaro.Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit foli edhe për vizionin e turizmit të qëndrueshëm ku zonat e mbrojtura janë vizituar nga 5,3 milionë vizitorë gjatë periudhës janar-nëntor 2024, rreth 1 milionë më shumë se një vit më parë.

“Synimi ynë është turizmi i qëndrueshëm, turizmi elitar, që mbron mjedisin, kujdeset për natyrën dhe i lë brezave një Shqipëri të begatë, krejt e kundërta e batërdisë që ju propozoni dhe që fatkeqësisht e keni provuar që e arrini rregullisht! Zonat e mbrojtura mbartin brenda tyre histori njerëzore dhe trashegimi natyrore, ky është fakt, është pasuri, dhe ne duhet ta mbrojmë jo duke dëbuar njerëzit nga fshatrat e duke i shtyrë të gjithë drejt Tiranës, qytetit apo punësimit të huaj. Por duke i orientuar drejt turizmit dhe agroturizmit, drejt vizionit te Shqipërisë 2030. Për këtë jemi votuar, e për këtë do të votohemi sërish edhe në 11 maj, e mbi të gjitha pikërisht në ato zona që po begatohen nga shpirti njerëzor, përkundër shkretëtirës që ju propozoni!”, tha ministrja Kumbaro.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARRESTOHEN 2 POLICË/ Njëri u denoncua nga ish-bashkëshortja, theu urdhrin e mbrojtjes dhe i vodhi valixhen me 5 milion lekë
Previous article DEBAT NË KUVEND/ Shehaj mban të bllokuar Foltoren, s'lë të Tabakun të flasë! Deputeti në Facebook: Unë të kam mbrojtur....

s.autor

Postime të ngjashme

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për... Breaking News

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për...

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë Politikë

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin Breaking News

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT