Tre persona nga Tirana janë vënë në pranga ditën djeshme nga policia e Fierit, pasi kanë grabitur një motor.
Policia e Fierit ka njoftuar se ka arrestuar Dorjan Qirjazi, 35 vjeç, Arben Mullolli, 48 vjeç, Arjan Beqiri, 48 vjeç, të tre banues në Tiranë, pasi në fshatin Murriz, Lushnje, kanë vjedhur një motoçikletë tip “Lonçin” në pronësi të 44-vjeçares me iniciale Sh.C.
Pasi ka marrë dijeni për ngjarjen, policia është vënë në ndjekje të tyre, ku në fshatin Halilaj, Lushnje, të tre këtyre iu gjet dhe iu bë sekuestrimi i motoçikletës në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu këtyre personave iu sekuestrua një automjet tip Ford Fiesta i marrë me qira nga i arrestuar Arjan Beqiri, me të cilën dyshohet se është kryer vjedhja.
Pas arrestimit, blutë e Fierit i kanë kaluar dosjen hetimore Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Vjedhje” e kryer në bashkëpunim.


