• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGA TEATRI TEK UNAZA E MADHE/ Veliaj: Dhe një njoftim i rëndësishëm për stacionin e autobusëve tek Dogana
Home
Breaking News

NGA TEATRI TEK UNAZA E MADHE/ Veliaj: Dhe një njoftim i rëndësishëm për stacionin e autobusëve tek Dogana

26 December, 2019 Delo.autor Aktualitet, Breaking News

100-vjetori i shpalljes Kryeqytet e gjen Tiranën me buxhetin më të madh në historinë e saj. Këshilli Bashkiak i Tiranës miraton sot buxhetin e vitit 2020, i cili vjen me një rritje prej 11% krahasuar me buxhetin e vitit 2019, ndërsa parashikon jo vetëm rritje të investimeve publike, por edhe detyrimet që lindin për rimëkëmbjen dhe rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në fjalën e tij para Këshillit Bashkiak, duke iu referuar pikërisht buxhetit të vitit 2020, tha se viti që vjen do të jetë një tjetër vit i mbarë për Tiranën, me shumë punë, shumë projekte që do të na çojnë një hap më pranë objektivit për të ndërtuar Tiranën e gjeneratës tjetër.

“Jam i bindur se 2020-ta do të jetë një vit i mbarë dhe i paharruar për qytetin tonë. Jemi mbledhur këtu sot, që të marrim disa vendime të rëndësishme së bashku. Na presin shumë punë të mira, që duan shumë energji, vullnet e këmbëngulje për të vijuar në rrugën e drejtë të transformimit të Tiranës. Sot miratojmë buxhetin më të madh në 100 vjet të Bashkisë së Tiranës dhe Buxhetin e 100 vjetorit të Tiranës Kryeqytet. Është një vit jubile për të cilin jemi duke u përgatitur me shumë aktivitete e ngjarje kulturore, për të lënë realisht shenjë në 100 vjetorin e qytetit tonë. Lajmi i mirë për të gjithë qytetarët është se edhe buxheti i vitit 2020 është sërish buxheti më i lartë që ka pasur ndonjëherë Bashkia e Tiranës, i rritur me 11% në krahasim me vitin e kaluar, duke sjellë kështu më shumë investime për ata që kanë vendosur ta quajnë tiranën shtëopinë e tyre të madhe. Fakti që ky është viti i pestë rresht që vijmë përpara Këshillit me një buxhet me rritje, besoj se na jep të gjithëve të drejtën të ndihemi krenarë për punën që kemi bërë, por, ç’është akoma më e rëndësishme, na jep arsye të ndihemi optimistë se viti që vjen do të jetë një tjetër vit i mbarë për Tiranën, me shumë punë, shumë projekte që do të na çojnë një hap më pranë objektivit tonë për të ndërtuar Tiranën e gjeneratës tjetër. Ky është padyshim kurorëzimi më i bukur që mund t’i bëhej një viti shumë të mirë për qytetin dhe një fillim i mbarë i mandatit të dytë”, – u shpreh Veliaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BËHUNI GATI/ Në 2020-ën, nuk do të shpëtoni nga këto modele atletesh!
Previous article A JENI DHE JU NJË NGA ATO? Për këto 4 shenja, fillimi i 2020-ës do të jetë i vështirë!

Delo.autor

Postime të ngjashme

"TË ZBATOJMË MARRËVESHJET DHE TË NISIM..."/ Rama uron Kurtin për mandatin e ri dhe e fton në Tiranë Breaking News

"TË ZBATOJMË MARRËVESHJET DHE TË NISIM..."/ Rama uron Kurtin për mandatin e ri dhe e fton në Tiranë

KORRUPSION DHE SHPËRDORIM DETYRE/ AMP arreston një efektiv të Policisë Durrës, 2 të tjerë procedohen! Aktualitet

KORRUPSION DHE SHPËRDORIM DETYRE/ AMP arreston një efektiv të Policisë Durrës, 2 të tjerë procedohen!

SHKATËRROHET BANDA SHQIPTARE NË BELGJIKË/ Kapet “Gjenerali” i akuzuar si vrasës i Naim Zyberit Aktualitet

SHKATËRROHET BANDA SHQIPTARE NË BELGJIKË/ Kapet “Gjenerali” i akuzuar si vrasës i Naim Zyberit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT