• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGA TALO ÇELA TEK NUREDIN DUMANI/ Dosja “Çopja”, SPAK zbardh nofkat e të fortëve! Kush janë”Krymi”, “Katnari”, apo “Maroku”
Home
Aktualitet
Kronikë

NGA TALO ÇELA TEK NUREDIN DUMANI/ Dosja “Çopja”, SPAK zbardh nofkat e të fortëve! Kush janë”Krymi”, “Katnari”, apo “Maroku”

5 September, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

“Do hapen dosjet e Tarzanit edhe Kasatit edhe Shukurinit. Janë 5 qen t’ngordh”. Fraza jo e kuptueshme për shumë kënd i përket bisedave të bërë në aplikacionin SkyEÇ, të administruara nga SPAK në dosjen hetimore ndaj grupit kriminal i dyshuar që drejtohet nga Franc dhe Hajdar Çopja.

Ndonëse në një platformë elektronike, që mendohej si e sigurt nga bota e krimit, shpesh anëtarët e organizatës kanë shmangur përdorimin e emrave të partnerëve të tyre në kërkim apo të personave të “shënjestruar” për t’u ekzekutuar, duke iu referuar me nofka.

Kështu për të shumëkërkuarin nga drejtësia, Talo Çela, grupi i tij, apo kundërshtarët i referohen si “Katnari”, apo “Moma”. Endrit Alibej, një prej viktimave të masakrës së Bradasheshit të dhjetorit 2018, njihej si “Tarzani”. Vëllai i tij, Erjon Alibej, aktualisht i arrestuar dhe i penduar i drejtësisë e më herët shënjestër e grupit Çopja, përmendej si “Krymi”. Nofka “Luli” i përkiste të penduarit tjetër i drejtësisë, Nuredin Dumani, deklarimet e të cilit “zbërthyen” përplasjet e grupeve kriminale të Elbasanit.
Në të njëjtat komunikime në Sky, vëllait të tij, Dashnor Dumani, i dyshuar për masakrën e Bradasheshit dhe vrasje të tjera, i referoheshin si “Cjapi”.

Mikael Qosja, i njohur dhe si Kel Kamami, i akuzuar nga SPAK si organizator i masakrës, mbante dhe nofkën “Maroku”, ndërsa Eljo Bitri, vëzhgues e informator në ngjarje, ishte “Delja”. Klevis Alla, i dënuari me 25 vite burg për vrasjen e vëllezërve Haxhia në prill 2020 në Durrës, identifikohet nga anëtarët e grupit si “Kaçuli”, ndërsa Altin Ndoci, ekzekutor në ngjarjen e Bradasheshit, mbante nofkën “kokçami”.

Aldo Baho, i plagosur në korrik të 2019 në Broshkë të Elbasanit, ngjarje ku mbeti i vrarë vëllai i tij, anëtarët e grupit Çopja e përmendin në bisedat e tyre me nofkën “Sakati”. Hetimi i deritanishëm nuk i ka zbardhur të gjithë pseudonimet e përmendura në bisedat e transkriptuara, siç është një shqetësim i një personi të paidentifikuar tek pyet Mikel Qosen nëse “Lupeni” dhe “Milani” po bëjnë lojë të dyfishtë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E TRISHTË/ Ndahet nga jeta avokatja penaliste, tre muaj më parë i vdiq edhe i vëllai
Previous article FESTON SOT DITËLINDJEN/ Ja sa vjeç mbush MC Kresha

s.autor

Postime të ngjashme

KRIZË NË TRANSPORTIN PUBLIK/ Operatorët kërkojnë zgjatjen e kompensimit të karburantit deri në gusht 2026 Aktualitet

KRIZË NË TRANSPORTIN PUBLIK/ Operatorët kërkojnë zgjatjen e kompensimit të karburantit deri në gusht 2026

ZJARR NË DRENOVË TË MALLAKASTRËS/ Rrezikohen banesat, tymi mbulon zonën Aktualitet

ZJARR NË DRENOVË TË MALLAKASTRËS/ Rrezikohen banesat, tymi mbulon zonën

ALARM NË KARABURUN/ Sinjali SOS shpëton dy të miturit gjermanë Aktualitet

ALARM NË KARABURUN/ Sinjali SOS shpëton dy të miturit gjermanë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT