• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGA TALO ÇELA, TEK LAERT HAXHIA/ Flet kryeprokurori i Elbasanit: Procesi i kërkimit është kompleks, por…
Home
Breaking News

NGA TALO ÇELA, TEK LAERT HAXHIA/ Flet kryeprokurori i Elbasanit: Procesi i kërkimit është kompleks, por…

7 October, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Situata kriminale në Elbasan vitet e fundit duket më e stabilizuar dhe për këtë prokurori Ajazi thotë se kanë ndikuar disa faktorë, nga arrestimi i disa personave me rrezikshmëri të lartë, goditja e disa grupeve kriminale, dënimi i disa prej tyre e të tjerë që janë larguar jashtë vendit e shpallur në kërkim.

Në një intervistë për ABC News me gazetaren Etleva Delia për emisionin ‘Gjërat tona’, Ajazi flet edhe mbi operacionet e të shumëkërkuarëve, mes tyre edhe Talo Çela.

Pjesë nga intervista:

Elbasani është konsideruar si një rreth problematik, ka një periudhë që duket se ka rënë qetësi. Si paraqitet sot, situata kriminale në Elbasan?
Në tërësi gjendja e kriminalitetit në Elbasan nuk ka qenë shumë e ndryshme në krahasim me situatën e kriminalitetit në të gjithë territorin e Shqipërisë. Pra, ngjarje të rënda dhe situata me forma të caktuara të grupeve kriminale ka në cdo qendër të madhe urbane në Shqipëri. Në bashkëpunim me policinë e shtetit, jemi fokusuar në disa drejtime prioritare të punës tonë, duke u fokusuar kryesisht në hetimin dhe në dëshirën për të patur rezultate konkrete kryesisht sa i përket krimeve të rënda. Sigurisht paraqiten forma shqetësuese që lidhen me shitjen e narkotikëve, kemi patur rezultate domethënëse gjatë këtij viti. Ky tip kriminaliteti ka marrë përgjigje serioze. Forma të tjera janë ato që hasen më shpesh, mbetet shqetësues dhuna në familje, vjedhjet, apo edhe veprat penale që lidhen me sigurinë në rrugë.

Nga 5 më të kërkuarit, sot për sot në Shqipëri, tre prej tyre duke përfshirë këtu edhe Laert Haxhinë i përkasin Elbasanit, por ka patur edhe një goditje të kontigjenteve kriminale, mbase kjo ka arritur të qetësojë disi situatën?

Organet e ndjekjes penale, kanë përgjegjësinë e tyre në hetimin dhe më pas në gjykimin e veprave penale. Pjesa e kërkimit është nën përgjegjësinë e Policisë së Shtetit. Për aq sa është kërkuar apo vlerësuar e nevojshme, nga ana jonë në të gjitha rastet që është kërkuar, janë aplikuar metoda speciale me qëllim kapjen e tyre, brenda kufijve që lejon ligji, procesi i kërkimit është kompleks. Një pjesë janë persona në kërkim për llogari të prokurorisë së Elbasanit, një pjesë janë për llogari të prokurorive të tjera përfshi edhe SPAK. Dhe në dijeninë time, janë zhvilluar dhe zhvillohen veprime operacionale, ndërmerren hapa konkret, në funksion të kapjes së personave në kërkim. Veprimtaria i është vështirësuar, dhe rrjedhimisht sjell një situatë me të favorshme.

Njerëz të drejtësisë në shenjestër të krimit të organizuar, kryeprokurori i Elbasanit flet pas dëshmive të Tafanit

Nëse do të hetojë prokuroria e Elbasanit apo SPAK, të arrestuarit e operacionit ‘Never forget’, do të jenë veprimet hetimore që do ta përcaktojnë.

Kështu u shpreh në një interevistë për ABC News, kryeprokurori i Elbasanit, Kreshnik Ajazi. Ndër të tjera Ajazi flet edhe për planet e krimit të organizuar për të vrarë dy prokuroret, plane të cilat dolën në dritë pas dëshmive të Artan Tafanit.

Do vijoni ta hetoni ju apo SPAK?
Hetimi dhe gjykimi I formave të krimit të organizuar është në kompetencën e Prokurorisë së Posacme, unë nuk mund ta them sepse kjo është edhe cështje e konkludimit të veprimeve hetimore, nëse është krim i organizuar apo jo dhe nëse është cilës formë i takon, por gjithësesi kemi qenë dhe jemi në komunikim me prokurorinë e Posacme dhe besoj do arrijmë në një konkluzion mbi këtë rrethanë. Gjithësësi nëse kemi të bëjmë me krim të organizuar është edhe cështje e kualifikimit ligjor dhe nëse do të arrijmë në dicka të tillë, kjo formë kondicionon më pas edhe komptencën, sipas përcaktimeve që jep kodi I procedurës penale.

Tafani ka dhënë informacione në lidhje me prokurorë që do goditeshin, madje edhe do vriteshin. Elbasani, ka numrin më të lartë të prokurorëve të prokurorëve që janë të mbrojtur pse ka ndodhur kjo?

Mbrojtja e prokurorëve është në kopentecën e komisionit të mbrojtjes së prokurorëve që është një ndër komisionet që funksionon dhe vepron Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Është një komision që përbëhet nga përfaqësues, të mininistrisë së brendshme, drejtorisë së përgjithshme të policisë, prokurorisë, ministrisë së drejtëisë. Është një komision, i cili funksionon mbi bazën e kërkesës subjekteve që parashikon ligji dhe vendimmarrja nëse një prokuror duhet mbrojtur apo jo, i takon këtij komisioni pasi shqyrton jo vetëm kërkesën, por edhe të dhënat dhe informacionet që merren agjencitë ligjzbatuese, policore, apo agjenci të tjera të zbatimit të ligjit. Komisioni del me një vendim të arsyetuar ku parashikohen jo vetëm niveli i rrezikshmërisë, por edhe subjektet që rrezikohen dhe arsyet pse rrezikon ky rrisk. Mbi bazën e informacioneve të administruara në rrugë ligjore, mbi bazën e tyre merret edhe vendimi. Rastet kanë qenë të ndryshme, për shkaqe të ndryshme, prokurorët janë mbrojtur për shkak të detyrës, dhe jo për shkaqe personale/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUNDËPËRGJIGJIA E IZRAELIT/ Ministria Palestineze e Shëndetësisë në Gaza: 198 palestinezë të vrarë, 1,610 të plagosur
Previous article E RËNDË/ Ndërron jetë foshnja 9-ditëshe në Tiranë! Prindërit kallëzojnë drejtoreshën e QSUT

s.autor

Postime të ngjashme

THELLOHET TRAGJEDIA/ Aksidenti me 3 të vdekur në Manzë, humb jetën edhe 16-vjeçari Klevis Dervishi Aktualitet

THELLOHET TRAGJEDIA/ Aksidenti me 3 të vdekur në Manzë, humb jetën edhe 16-vjeçari Klevis Dervishi

I DËNUAR PËR PËRDHUNIMIN E NJË 18-VJEÇAREJE/ 35-vjeçari shqiptar rikthehet në Angli duke thyer urdhrin e dëbimit, përfundon sërish në burg Aktualitet

I DËNUAR PËR PËRDHUNIMIN E NJË 18-VJEÇAREJE/ 35-vjeçari shqiptar rikthehet në Angli duke thyer urdhrin e dëbimit, përfundon sërish në burg

DETAJET NGA NGJARJA MAKABRE NË ATHINË/ 45-vjeçarja shqiptare po vizitonte të bijën, partneri e vrau dhe më pas i dha fund jetës Aktualitet

DETAJET NGA NGJARJA MAKABRE NË ATHINË/ 45-vjeçarja shqiptare po vizitonte të bijën, partneri e vrau dhe më pas i dha fund jetës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT