• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NGA STUDEN EKSELENT NË POLITOLOG/ Kush është Dritan Abazoviç, kryeministri më i ri shqiptar në Ballkanin Perëndimor
Home
Rajon

NGA STUDEN EKSELENT NË POLITOLOG/ Kush është Dritan Abazoviç, kryeministri më i ri shqiptar në Ballkanin Perëndimor

29 April, 2022 s.autor Breaking News, Rajon

Kryeministri i ri i Malit të Zi është zgjedhur shqiptari Dritan Abazoviç. Po kush është Dritan Abazoviç? Ai lindi më 25.12.1985 në Ulqin. U rrit në qytetin e lindjes, ku e përfundoi shkollën fillore dhe gjimnazin. Gjatë shkollës së mesme themeloi grupin rinor të Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, i cili për fokus të veprimtarisë kishte pajtimin e të rinjve në zonat post-konfliktuoze të ish-Jugosllavisë. Në vitin 2004, Abazoviç ndoqi studimet ne Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin e Sarajevës.

Titullin politolog i diplomuar e fitoi tre vjet më vonë, duke përfunduar fakultetin katërvjeçar në afat rekord për vetëm dy vjet e shtatë muaj. Ishte studenti më i mirë i gjeneratës, si dhe fitues i Medaljes së Artë dhe Mirënjohjes së Artë të Universitetit të Sarajevës.

Studimet e magjistraturës i regjistroi në vitin 2007 në Universitetin e Malit të Zi, në degën e marrëdhënieve ndërkombëtare në Fakultetin e Shkencave Politike. Disertacionin e doktoratës në degën e teorisë politike, me temë “Politika globale – aspektet etike të globalizimit” e mbrojti në vitin 2019 në Fakultetin e Shkencave Politike në Sarajevë.

FUNKSIONET

Nënkryetar i Qeverisë së Malit të Zi 2020 – Kryetar i Këshillit për Luftë Kundër Korrupsionit në Nivel të Lartë 2021 Kryetar i Këshillit për të Drejtat e Fëmijës 2021 – Shef i Byrosë për Koordinim Operativ 2021 – Kryetar i Komisionit për Sistem Politik 2021 – Deputet në Kuvendin e Malit të Zi 2012 – 2020

KARRIERA POLITIKE

Dritan Abazoviç u përfshi mjaft herët në jetën politike të Malit të Zi. Ishte themelues i partisë politike qytetare Mali i Zi Pozitiv në maj të vitit 2012. Në zgjedhjet parlamentare të të njëjtin vit, Mali i Zi Pozitiv fitoi shtatë mandate në Kuvendin e Malit të Zi.

Abazoviç ishte deputeti më i ri në Parlamentin malazez, e pas kësaj edhe njëri ndër deputetët më aktivë në Kuvend. Mirëpo, në vitin 2014 erdhi deri te largimi i qëndrimeve në mes Abazoviçit dhe udhëheqjes së partisë dhe ai së bashku me shumicën e anëtarëve lëshoi Malin e Zi Pozitiv dhe në Kuvendin e Malit të Zi veproi si deputet i pavarur. Në fillim të vitit 2015 themeloi URA-n, lëvizjen qytetare integraliste politike. Në zgjedhjet parlamentare, të cilat në Mal të Zi u mbajtën në vitin 2016, URA ishte pjesë e “Koalicionit të Madh – Çelësi”. Abazoviç u rizgjodh deputet në Kuvendin e Malit të Zi. Mbahen mend grindjet e tij të hapura me deputetët dhe liderin e partisë në pushtet, Partisë Demokratike të Socialistëve, kur për shkak të aferave të shumta kërkoi dorëheqjen e Kryeministrit të atëhershëm të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç.

Në Kongresin e lëvizjes URA, i cili u mbajt në prill të vitit 2017, Abazoviç u zgjodh kryetar, post të cilin e mban edhe sot. Është përfaqësuesi i parë i një populli pakicë, i cili u zgjodh në krye të një partie qytetare në historinë e jetës parlamentare të Malit të Zi. E afirmoi konsiderueshëm partinë në planin ndërkombëtar dhe rajonal, ndërsa vlen të përmendet se një nga sukseset më të rëndësishme në karrierën e tij politike është fakti që në korrik të vitit 2020, në Kongresin e të Gjelbërve të Evropës, URA është bërë partia e parë opozitare në Malin e Zi të pavarur, e cila u bë pjesë e ndonjërës nga familjet e partive europiane. Në mesin e korrikut të vitit 2020, URA i prezantoi opinionit platformën “E zeza në të bardhë”, e cila tuboi njerëzit mendimlirë dhe subjektet si CIVIS, Forumi i Bokës dhe Partia e Drejtësisë dhe Pajtimit.

Ky program nënkuptoi disa pika kyçe për përmirësimin e standardit jetësor të të gjithë qytetarëve të Malit të Zi. Disa nga këto pika janë: krijimi i shtetit të së drejtës dhe beteja pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, reforma e sistemit ekonomik, sistemin e arsimit dhe sistemin shëndetësor, si dhe mbrojtja e mjedisit jetësor dhe zhvillimi i qëndrueshëm. Abazoviç u zgjodh bartës i listës “E zeza në të bardhë”, e cila morri pjesë në zgjedhjet parlamentare të cilat u mbajtën në fund të gushtit të vitit 2020. Gjatë fushatës parazgjedhore, foli shpesh për idetë që avokojnë, si dhe për strategjitë të cilat dëshirojnë t’i zbatojnë nëse fitojnë besimin e qytetarëve. Synimi i politikës së përfaqësuar nga Abazoviçi është Mali i Zi qytetar, evropian dhe ekologjik.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARALAJMËRON zyrtari britanik: Putin mund të shpallë Luftë të re Botërore, në maj do të…
Previous article PAMJET/ Pas Ramës, zyrtarja e lartë e DASH takon Alibeajn, Tabakun dhe Bardhin

s.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHET FOTO/ Kjo është 58-vjeçarja që u vra me thikë nga bashkëshorti në Tiranë Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Kjo është 58-vjeçarja që u vra me thikë nga bashkëshorti në Tiranë

"E KISHTE GËNJYER"/ Hysni Patushi rrëfen para hetuesve konfliktin me gruan dhe momentin e vrasjes Aktualitet

"E KISHTE GËNJYER"/ Hysni Patushi rrëfen para hetuesve konfliktin me gruan dhe momentin e vrasjes

PUBLIKOHET FOTO/ Vrau me thikë bashkëshorten në sytë e nipërve, ky është autori 63-vjeçar (EMRI) Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Vrau me thikë bashkëshorten në sytë e nipërve, ky është autori 63-vjeçar (EMRI)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT