• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGA SOT NDRYSHON ORA POLICORE/ Bizneset dhe lëvizja deri në 22:00, rinisin fluturimet me Britaninë e Madhe
Home
Sociale

NGA SOT NDRYSHON ORA POLICORE/ Bizneset dhe lëvizja deri në 22:00, rinisin fluturimet me Britaninë e Madhe

12 April, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Nga sot ndryshon ora policore dhe bizneset do të jenë të hapura dy orë më shumë, ashtu siç do të lejohet dhe lëvizja e qytetarëve.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe Komiteti Teknik i Ekspertëve, kanë bërë të ditur dje vendimet e fundit, të lehtësimit të disa masave në vend.

Në vlerësim të situatës së 6 javëve të fundit, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur zgjatjen e orës së qarkullimit të qytetarëve deri në orën 22:00 të mbrëmjes, duke filluar nga dita e sotme, 12 Prill.

Po kështu, aktivitetet e bareve dhe restoranteve do të jenë të hapura deri në orën 22:00. Do të vijojë të mbeten në fuqi të gjitha masat e orës police nga ora 22:00- 06:00 të mëngjesit.

Gjithashtu duke marrë në konsideratë përmirësimin e ndjeshëm të situatës së epidemisë në Mbretërinë e Bashkuar, një shtet i cili ka pasur një ecuri shembullore sa i përket vaksinimit, rinisin fluturimet me këtë shtet.

Duke bërë me dije se lehtësimet po vijnë si rezultat i situatës po edhe të muajit të shenjtë të Ramazanit, Manastirliu u ka bërë apel qytetarëve të vijojnë zbatimin e masave antikovid.

“Situata epidemiologjike paraqitet e qëndrueshme, me tendencë në rënie të përhapjes dhe kjo është vënë re nga java e tretë e Marsit dhe në vijim. Rënie është vënë re edhe sa i takon përqindjes së pozitivitetit të rasteve të reja, ku gjatë javëve të fundit ka rënë deri në 12%. Rënia shënohet edhe në shtrimet në spitale. Prej 4 ditësh nuk ka pacientë në Spitalin COVID 4, i cili do vijojë të jetë në gatishmëri, por që pa dyshim është një tregues pozitiv i situatës në spitale. Aktualisht niveli i shfrytëzimit të shtratit është nën 30%, ndërsa terapia intensive nën 13%. Më duhet të shtoj se kemi patur një tjetër arsye që na ka motivuar në vendimin tonë. Lehtësimi i argjerimit për besimtarët myslimanë, në muajin e shenjtë të Ramazanit, që nis në datën 13 Prill. Duke uruar një muaj sa më të lehtë dhe të mbarë, dëshiroj të përsëris thirrjen time që të mbajmë parasysh dhe mos neglizhojmë asnjë moment masat antikovid: distancimi, maskën, higjienën”, tha dje Manastirliu.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MBI 60% JANË TË IMUNIZUAR"/ Genc Sulçebe: Duhet të presim 2-3 muaj të fillojë efekti i vaksinës
Previous article STUDIMI: Nëse vaksinohesh me "Sinovac", shmang përfunimisht shtrimin në spital dhe vdekjen

s.autor

Postime të ngjashme

DHUNUAN DHE MBAJTËN PENG KLIENTIN NË DYQAN/ Në pranga dy pronarët e një biznesi elektroshtëpiakesh në Tiranë Aktualitet

DHUNUAN DHE MBAJTËN PENG KLIENTIN NË DYQAN/ Në pranga dy pronarët e një biznesi elektroshtëpiakesh në Tiranë

E PËSON KEQ/ Qarkullonte me pistoletë në makinë, arrestohet 31-vjeçari në rrethrrotullimin e Rinasit (EMRI) Aktualitet

E PËSON KEQ/ Qarkullonte me pistoletë në makinë, arrestohet 31-vjeçari në rrethrrotullimin e Rinasit (EMRI)

DETAJET/ Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme Aktualitet

DETAJET/ Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT