• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MBI 60% JANË TË IMUNIZUAR”/ Genc Sulçebe: Duhet të presim 2-3 muaj të fillojë efekti i vaksinës
Home
Sociale

“MBI 60% JANË TË IMUNIZUAR”/ Genc Sulçebe: Duhet të presim 2-3 muaj të fillojë efekti i vaksinës

12 April, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Imunologu Genc Sulçebe thotë se për të parë efektivitetin e vaksinimit duhet të kalojnë së paku dy muaj. Në “Abc-ja e mëngjesit”, imunologu theksoi se imuniteti përsa i përket Tiranës ka kapur shifrën e 65 përqindshit por shtoi se ulja e numrit të rasteve nuk i dedikohet vaksinimit. Sipas tij, përqindja e imunitetit tashmë mund të rritet me vaksinimin.

“Duhet të jemi të ndërgjegjshëm se nuk ka efekt të menjëhershëm. Dhe në Izrael ku janë vaksinuar miliona ka akoma raste dhe vdekje. Duhet të presim 2-3 muaj të fillojë efekti i vaksinës. Nuk mund të themi që ulja e numrave i dedikohet vaksinës. Në vendin tonë e dimë historikun e infeksionit, vala e parë e 2020-ës ishte abortuar me një numër të pakët. Dolën nga e para në fund të qershorit me një nivel imunizimi që u mat nga Akademia e Shkencave rreth 7 përqind.

E dyta ndodhi në kushtet kur u hap shoqëria në mënyrë të plotë dhe në këto ritme kemi vazhduar deri tani dhe vetëm me disa kufizime të pjesshme. Kemi patur një rritje mujore prej rreth 6-7 përqind siç e matëm në fund të 2020 ishim tek 45 përqind në Tiranë, ritmi ishte prej 5-7 përqind në muaj. Në fillim të Janarit ne ishim pothuajse afër 50 përqindshit, pas katër muajsh duke patur dhe valën e tretë në fillim të 2021 përpara se të shfaqej në Evropë.

Mesa dukej varianti anglez erdhi përpara në Shqipëri dhe tani duhet të jemi në fund të Prillit nga imuniteti mbrojtës kolektiv në Tiranë jemi te 60-65 përqind. Variantet e reja janë shumë ngjitës dhe përqindja e pragut të imunitetit është më e lartë. Shkon tek afër 80 përqind, ne mund ta rrisim me anë të vaksinës në qershor në Tiranë.”, theksoi Sulçebe.

Duke iu referuar rastit të një gruaje me tumor, nëse duhet të vaksinohet, imunologu theksoi: “Patjetër që po, për arsye se sistemi imunitar i saj funksionon, kimio bën një frenim por megjithatë mund dhe duhet të vaksinohet pa asnjë problem. Që të jemi objektiv në këto indidivë që kanë një problem të sistemit imunitar rekomandohet një vaksinë që të jetë sa më imunogene, Pfizer do të ishte më e mirë në këto raste.”, tha Sulçebe

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E THOTË HAPUR/ Sali Berisha: Në 25 Prill shumica e shqiptarëve votojnë Partinë Socialiste (FOTO)
Previous article NGA SOT NDRYSHON ORA POLICORE/ Bizneset dhe lëvizja deri në 22:00, rinisin fluturimet me Britaninë e Madhe

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET E FRIKSHME/ Automjeti i futur poshtë kamionit, si ndodhi aksidenti i 5-fishtë në autostradën Durrës-Tiranë, kush është viktima (EMRI) Aktualitet

PAMJET E FRIKSHME/ Automjeti i futur poshtë kamionit, si ndodhi aksidenti i 5-fishtë në autostradën Durrës-Tiranë, kush është viktima (EMRI)

"TË SHTËNAT ZGJATËN 30 SEKONDA"/ Dëshmia e banorit pas sulmit me armë ndaj 55-vjeçarit shqiptar në Athinë: Në të njëjtin vend u qëllua edhe 15 ditë më parë Aktualitet

"TË SHTËNAT ZGJATËN 30 SEKONDA"/ Dëshmia e banorit pas sulmit me armë ndaj 55-vjeçarit shqiptar në Athinë: Në të njëjtin vend u qëllua edhe 15 ditë më parë

NUK KA MË TOLERIME/ Mbi 13 mijë gjoba nga Policia Rrugore e Tiranës, arrestohen 32 persona Aktualitet

NUK KA MË TOLERIME/ Mbi 13 mijë gjoba nga Policia Rrugore e Tiranës, arrestohen 32 persona

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT