Të rinjtë në Durrës kanosin dhe rrahin njëri-tjetrin. Ka nisur si një sherr verbal me kërcënime dhe sharje reciproke, por më pas ka kaluar në përdorimin e sendeve të forta.
Tre të rinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin mbrëmjen e së hënës në lagjen nr.18 në Durrës, e për pasojë kanë mbetur të plagosur lehtë.
Policia që ka shkuar në vendngjarje ka ndaluar dhe ka nisur procedimin penal për tre të rinjtë R.H., I.H., dhe I.S., vjeç 22, 26 e 22, banues në Durrës.
Të tre akuzohen për konsumimin e dy veprave penale; “Kanosja” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”.